×
Secondary Adv

Njihuni me robotin barist qe memorizon qindra receta

Share on Google+

Makr Shakr është firma e cila ka krijuar një robot barist i cili ka dy krahë me të cilat realizon koktejle të ndryshme duke përdorur inteligjencën artificiale

 

Makr Shakr e filloi si një eksperijment social të projektuar nga Carlo Ratti, për të studiuar se si njerëzit mund të përqafonin inteligjencën artificiale dhe zgjidhje të tjera dixhitale prodhuese në një mjedis të papritur. 

 

Me sa duket një gjë e tillë u prit mirë dhe ai zhvilloi idetë e tij, duke arritur në ditët e sotme si një kompani me një shumëllojshmëri të inxhinierëve dhe produkteve. Tashmë kompania ka krijuar robotin e veçantë i cili kryen funksionin e një baristi me dy krahë bionikë që është tashmë në shitje në tregun masiv për 99,000 euro. Roboti Toni shkund, përzien dhe bashkon shije dhe elementë të ndryshëm për të realizuar me përsosmëri receta të ndryshme duke përdorur inteligjencën artificiale.

 

Personaliteti është gjithashtu i rëndësishëm në një bartender ose barist dhe Toni ka gjithashtu cilësi të tilla. Roboti është neutral ndaj gjinisë, i rezervuar, punon në ritme të shpejta duke realizuar një sasi të madhe koktejlesh për klientët. Bizneset që kërkojnë këtë robot barist duhet të jenë të vetëdijshëm për çmimin prej 99,000 euro si dhe disa karakteristika të tjera kryesore. Toni është një robot i kontrolluar nga një aplikacion.

Falë inteligjencës artificiale roboti është i aftë të memorizojë qindra receta. Roboti Toni vjen me një mur të ndriçuar që tregon info në kohë reale rreth 'koktejeve të preferuara të njerëzve. Ka gjithashtu edhe produkte të tjera, duke përfshirë një sistem portativ bartender.


Më të lexuarat