Apple mendohet se po punon per nje iPhone qe paloset
Apple mendohet se po punon për krijimin e një telefoni që paloset, i cili do të quhet iPhone X Fold dhe do ketë karakteristika të ndryshme nga modelet e tjera të palosshme.
Me rritjen e trendit të telefonave Android që palosen, si Samsung dhe Huawei, shumë dizajnerë kanë tentuar të imagjinojnë se si mund të duket një iPhone i palosshëm. Antonio De Rosa, një dizajner grafik bëri një koncept video të iPhone X Fold dhe duket mahnitës.
Koncepti tregon ngjashmëri me dizajnin e iPhone X i cili mund të hapet dhe të shndërrohet më pas në një tabletë të madhe. Ai përshkruan se si palosja vjen nga prapa në të majtë si dhe gjithashtu demostron se si mund ta palosni atë për ta kthyer në një telefon të zakonshëm. Demostrimi i treguar në videon e konceptit zbulon një madhësi të ekranit prej 6.6 inç kur telefoni është i palosur dhe një madhësi e ekranit prej 8.3 inç i cili shfaqet kur iPhone është plotësisht i shpalosur.
Ekrani është një ekran "Super Retina" me 514 piksel për inç. Video gjithashtu tregon se si Home screen shton një numër ikonash kur celulari është i palosur jashtë. Kjo në të vërtetë portretizon se si iOS mund të jetë në gjendje të përshtatet me një iPhone të palosshëm. Ato cilësime shtesë do të japin qasje të shpejtë në funksione si Muzika, Siri, Moti dhe më shumë.
Trendi i telefonave celularë të palosshëm filloi kur Samsung zbuloi dizajnin e saj të Galaxy Fold për herë të parë, vitin e kaluar në nëntor. Megjithatë, FlexPai i palosshëm i Royole konsiderohet si smartphone i parë i palosshëm. Pas kësaj Huawei u shfaq me një smartphon që paloset të quajtur Mate X që përmban gjithashtu 5G.
Që atëherë njerëzit po pyesin kur iPhone do të bëjë njoftimin për një smartphone të palosshëm. Është ende e paqartë nëse iPhone do të krijojë një telefon të palosshëm ose jo por me shumë mundësi kompania e njohur e telefonave do ti bashkohet trendit të fundit të kompanive të tjera të mëdha.