×
Secondary Adv

Krijohen gotat nga materiali i biodegradueshem

Share on Google+

Gotat e kafes janë duke u krijuar nga mbetjet e frutave dhe kjo vjen falë një kompanie dizajni e cila po bën përpjekje për të reduktuar mbetjet plastike.   

 

Ato janë bërë nga gourds, një frut i madh me një lëkurë të fortë në familjen e kungujve, duke përdorur forma të printuara në 3D. Kompania pretendon se këto gota të biodegradueshme mund të prodhohen në një shkallë masive, duke ofruar një alternativë më miqësore me mjedisin krahasuar me gotat e kafes prej letre apo kartoni. 

 

Gourds janë bimë me rritje të shpejtë që prodhojnë fruta të forta çdo sezon. Sapo të thahen, lëkura e fortë e jashtme e gourds dhe tuli i brendshëm fibroz bëhet i papërshkueshëm nga uji. Këto prodhime janë përdorur për shekuj në të gjithë globin si enë dekorative ose funksionale. Crème, me qendër në Nju Jork, e përshtati këtë metodë për të krijuar kupat e veta, duke përdorur forma të dizajnuara me porosi dhe të shtypura në 3D. 

Hyo-Cups, duke qenë 100 për qind biodegradable, mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për të reduktuar mbetjet plastike, sipas Creme. Tani ata po rriten në një laborator të ngritur në një kontenier anijesh. Ata thonë se hapi tjetër për ta është rritja e tyre në një laborator shtëpie. Tania Kaufmann, menaxhere e biznesit të kompanisë, tha: 'Frymëzimi në të vërtetë erdhi nga mënyra se si japonezët prodhojnë shalqinjtë e tyre. 

 

"Ata janë rritur në kallëpë të cilat janë në formë katrore, në mënyrë që ata të transportohen lehtë dhe të jenë të ngjeshur, kështu që ne menduam që mund të ishim në gjendje të rritnim gourds në mënyrë të ngjashme duke përdorur kallëpë në formë gote dhe forma të ndryshme për të ruajtur lëngje. Prodhimi i një filxhan kafeje tipik të bazuar në letër, i cili zakonisht është i veshur me polietilen plastik të paqëndrueshëm, prodhon mbi 100 gram dioksid karboni. Vetëm 0.25 për qind vlerësohet të riciklohen pas hedhjes.

Në vitin 2011 u vlerësua se 2.5 miliardë filxhanë kafeje janë hedhur në mbeturina çdo vit. Gota dhe paketimi një përdorimësh janë një standard i jetës së përditshme, por prodhojnë një sasi të pabesueshme mbetjesh që përfundojnë në landfille dhe ndotin ujërat dhe peizazhet tona të çmuara.


Më të lexuarat