×
Secondary Adv

Bugatti La Voiture Noire, makina me e shtrenjte ne bote

Share on Google+

Prodhuesi i makinave Bugatti ka ndërtuar një super makinë unike të bërë nga fibra karboni, e cila tashmë është shitur për një çmim prej 11 milion euro.    

 

I zbuluar në shfaqjen Motorike të Gjenevës, La Voiture Noire ose përkthyer nga frengjishtja "makina e zezë", iu shit një admiruesi të paidentifikuar të makinave Bugatti për një shumë prej tetë shifrash. 

 

Ndërsa çmimi përfundimtar nuk është konfirmuar, Bugatti zbuloi se makina ishte blerë për 11 milionë euro por e vlerësuar bashkë me taksat  16.7 milion euro, duke e bërë atë "makinën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Me këtë çmim, La Voiture Noire tejkalon Rolls-Royce Sweptail, e cila iu shit një klienti privat në vitin 2017 për afërsisht 12,800,000 dollarë. 

Super makina krenohet me një motor me 16 cilindra të vendosur brenda një trupi skulpturor të krijuar nga fibra karboni, me pjesën e përparme të zgjatur dhe me firmën e linjës Bugatti C që ndan vendet e shoferit dhe pasagjerëve. Amortizatorët janë të integruar mirë në trup dhe sipas kompanisë çdo përbërës i vetëm është punuar me dorë dhe trupi i fibrave të karbonit ka një shkëlqim të thellë të zi, i ndërprerë vetëm nga struktura super e hollë e fibrave. 

 

Makina është një interpretim modern i tipit Bugatti Type 57, i projektuar nga Djali i themeluesit Ettore Bugatti, Jean, në vitet 1930 dhe 40. Pavarësisht se Bugatti përfshin një motor prej 16 cilindrash me tetë litra në modelin e tij më të fundit, shumica e markave të automjeteve në shfaqjen motorike u përqëndruan në elektrizimin e automjeteve të tyre si një përgjigje ndaj ligjeve të afërta të emisioneve të BE. 


Më të lexuarat