Secondary Adv

Alumil Albania prezanton zgjidhjet inovative per 2019

Share on Google+

Alumil Albania është pjesë e Alumil S.A., grupit më të madh për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese për sisteme komplete të profileve prej alumini.

Nëpërmjet makinerive moderne të prodhimit të aluminit dhe kontrollit të rreptë të cilësisë përgjatë gjithë linjës së prodhimit, Alumil siguron krijimin e produkteve superiore me vlerë të lartë cilësie. Hulumtimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm çon në ofrimin e zgjidhjeve unike me shumë tipare inovative, të cilat plotësojnë nevojat e klientëve.

Zbuloni zgjidhjet tona inovative të aluminit nga Alumil. Koncepte të reja të dyerve pa kornizë Lift & Slide, pergola bioklimatike dhe një produkt unik që kombinon qëndrueshmërinë e aluminit dhe drurit, Woodalux.

 

SMARTIA M630 PHOS - Estetika maksimale e sistemit me rrëshqitje

Frymëzohuni me stilin tonë të ri të sistemeve me rrëshkitje duke inkorporuar inovacionin nga patenta internacionale. Një nga produktet tona më të reja që do të lançohen së shpejti është SMARTIA M630 PHOS. Sistemi i shquar i rrëshqitjes SMARTIA M630 PHOS, ofron një dizajn perfekt me performancë të lartë termike. Të gjithë profilet e aluminit janë të fshehura në mur, duke siguruar funksionalitet të lartë dhe siguri më të madhe.

 


Pergola bioklimatike SMARTIA - Kur hija kthehet në art

Shijoni pergolat tona më të reja bioklimatike, plotësisht të automatizuara me karakteristika të shumta inovative dhe performancë të jashtëzakonshme. Instalimi ynë special i Realitetit Virtual (VR) do t'ju bëjë të lundroni përmes inovacionit. Pergola të jashtëzakonshme bioklimatike, plotësisht të automatizuara, duke përfshirë teknikat më të fundit.

Brandi më i ri i paraqitur i modelit PG160P Santorini, ofron qëndrueshmëri ekstreme dhe ndërtime me përmasa të mëdha deri në 7.5 x 7.5 m, duke lejuar mbulimin deri në 50 metra katrorë. Krijo oaze relaksues përtej të zakonshmes.

 

WOODALUX

Duke tejkaluar imagjinatën tuaj - ALUMIL prezanton inovacionin e tij: Woodalux. Një produkt unik që kombinon qëndrueshmërinë e aluminit, performancën e materialeve me kompozitë druri dhe bukurinë e drurit të pastër. Jeni gati të emocionoheni? Woodalux përfshin avantazhe të pakrahasueshme dhe është padyshim një sistem i madh, i gatshëm për t'i shërbyer nevojave të shumta të arkitekturës moderne. Produkti do të vijë tek ju në ngjyra të ndryshme.

 

Kontakt Alumil Albania

Cel: +355 69 70 45 149
Tel:
+355 48 24 02 30
E-mail: info.al@alumil.com


Më të lexuarat