Secondary Adv

Raketat do perdoren per fluturime ne distance brenda Tokes

Share on Google+

Sipas ekspertëve fluturimet e gjata të bëra përmes një rakete së shpejti mund të bëjnë udhëtimin me avion në Tokë pothuajse një mënyrë udhëtimi të vjetëruar.  

 

Një udhëtim nga Londra në Nju Jork do të merrte vetëm 29 minuta dhe më pak se një orë në Sidnej përmes SpaceX Starship të Elon Musk. Lëvizja nga njëra pikë në pikën tjetër në Tokë duke udhëtuar nëpër hapësirë ​​të jashtme mund të dëmtojë tregun aktual për udhëtime që zgjasin më shumë se 10 orë. 

 

Firma zvicerane UBS parashikon që tregu i udhëtimit me raketë nga njëra pikë në tjetrën do të jetë në një vlerë prej 19.7 miliardë dollarë në vit dhe mund të fillojë që nga 2030. Udhëtimi i tillë me shpejtësi të madhe nëpërmjet hapësirës së jashtme "përfaqëson një treg shumë fitimprurës për sërën e SpaceX dhe Virgin Galactic, të cilët po garojnë në një turizëm hapësinor. Ndërsa turizmi hapësinor është ende në fazën e fillimit, ne mendojmë se, teksa teknologjia bëhet e provuar dhe kostoja bie për shkak të teknologjisë dhe konkurrencës, turizmi hapësinor do të bëhet më i zakonshëm, u shprehen ekspertët. 

 

Për fluturime më të gjata, siç është nga Londra në Sydney, e cila aktualisht mund të marrë 23 orë, një rakete do ti duhej me pak se 1 orë për një distancë të tillë. Analistët parashikojnë se industria e gjerë hapësinore, e cila aktualisht është me vlerë rreth 400 miliardë dollarë, do të rritet në 805 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Gara për të qënë kompania e parë që dërgon udhëtarë në hapësirë ​​është duke u zhvilluar midis Sir Richard Branson të Virgin Galactic, themeluesi i SpaceX Elon Musk dhe Blue Origin i Jeff Bezos. Në vitin 2018, më shumë se 150 milionë pasagjerë kaluan më shumë se 10 orë në një fluturim të gjatë. 

Raketat Starship të Elon Musk kanë një kapacitet prej 100 personash, dhe madhësia e anijeve të hapësirës mund të jetë një faktor kufizues për të ardhmen e parashikueshme. USB tha se nuk ka gjasa që çdo raketë do të mbajë mbi 300 njerëz në çdo kohë së shpejti, por që fluturimet më të shpeshta mund të zgjidhin problemin. 


Më të lexuarat