Secondary Adv

Norvegjia hap restorantin e pare nenujor ne Europe

Share on Google+

Firma projektuese Snohetta ka përfunduar Under, restorantin më të madh nënujor në botë, i cili zhytet nga një breg i thepisur në fshatin e largët të Baly, Norvegji.   

 

Projektuar nga Snohetta për ti ngjarë një periskopi të mbytur, restoranti prej 495 metrash katrore është i mbështetur nga një dritare e madhe panoramike që u jep vizitorëve një pamje të jetës detare. 

 

Ndërtesa në bregun jugor të Norvegjisë, e cila mund të strehojë deri në 40 vetë dhe gjithashtu do të përdoret si qendër kërkimore detare, është restoranti i parë nënujor i Evropës. Under ishte dizajnuar të ishte sa më e thjeshtë të ishte e mundur. Ajo merr formën e një tubi betoni monolit që është 34 metra i gjatë. Muret janë pakëz të kthyera dhe gjysëm metër të trasha, duke siguruar rezistencë optimale kundër forcave të valëve dhe presionit të ujit."Ideja ishte të bënim një tub që do të sillte njerëz nga lartësia e detit nën det", shtoi Grasdal, projektuesi i restorantit të rrallë. 

Betoni është lënë me një strukturë të ekspozuar, të thyer, për të inkurajuar algat dhe molusqet që të ngjiten. Me kalimin e kohës kjo do të krijojë një shkëmb artificial të midhjeve që ndihmon në pastrimin e ujit, dhe nga ana tjetër natyrisht të tërheqë më shumë jetë detare. Restoranti ka tre nivele duke përfshirë një holl dhe gardërobë, një bar, dhe restorantin kryesor në katin e poshtëm. Ata janë të bashkuar me një shkallë gjigante prej lisi. Pika qendrore e restorantit është dritarja akrilike panoramike e saj, e cila mund të shihet nga çdo nivel brenda ndërtesës. 

 

Një dritare e madhe vertikale gjithashtu gjendet në pjesën e barit, duke u shtrirë në restorant për t'u dhënë vizitorëve një pamje të nivelit të detit, ndërkohë që kalon përmes dritës së diellit. Për të bërë të mundur që vizitorët të vëzhgojnë këtë jetë detare përmes dritareve akrilike gjatë natës, Snøhetta ka bashkuar ndriçimin e butë në shtratin e detit me ndriçim të brendshëm të mbytur. 

 

Përmes arkitekturës dhe menusë së saj, Under ka për qëllim gjithashtu të informojë publikun për biodiversitetin e detit. Ky restorant gjithashtu do të përdoret si një laborator për biologët detarë për të studiuar sjelljen e peshqve, veçanërisht reagimet e tyre ndaj dritës.


Më të lexuarat