Secondary Adv

NASA mendohet se ka zbuluar shenja jete ne Mars

Share on Google+

Sipas një studimi të ri i cili ka ngritur mjaft diskutime mes shkencëtarësh, në disa imazhe të marra nga sipërfaqja e Marsit zbulohet prania e kërpudhave.  

 

Shkencëtarët thonë se disa imazhe të kapura nga Curiosity Rover i NASA, tregojnë për praninë e disa kërpudhave të cilat po rriten në sipërfaqen e planetit të menduar si joprodhues deri më sot. 

Kërkesat ende nuk janë konfirmuar ose hedhur poshtë nga NASA. Hulumtimi rendit 15 imazhe si dëshmi të algave, likenave dhe kërpudhave marsiane. Dëshmi fotografike të formave jetësore të tilla, edhe pse zbulimi duhet të konfirmohet, ka të ngjarë të revolucionarizojë të kuptuarit tonë mbi Marsin dhe jetën jashtë Tokës. Dr Regina Dass, bashkëautorja e studimit tha: "Nuk ka forca gjeologjike ose abiogjenike në Tokë të cilat mund të prodhojnë struktura sedimentare, me qindra të tilla, të cilat kanë forma të kërpudhave, rrënjë dhe gjethe. 

 

Në fakt, pesëmbëdhjetë mostra u fotografuan nga NASA teksa u rritën nga toka në vetëm tre ditë. Mbetet e panjohur pse jeta mund të ketë mbirë në Mars, por kushtet e mundshme janë më të përshtatshme për kultivimin e jetës nëntokë se sa në sipërfaqe. Një pjesë e diskutueshme e hulumtimit siç është kjo, i nënshtrohet një verifikimi të gjerë nga shkencëtarë të tjerë brenda komunitetit shkencor. 

 

Redaktorët e revistës thonë se gjashtë shkencëtarë të pavarur dhe tetë redaktorë të lartë u rekrutuan për të shqyrtuar studimin. Njëmbëdhjetë rekomanduan botimin në bazë të rishikimeve të caktuara dhe tri refuzuan rezultatet. Akademikë të tjerë propozuan një shpjegim alternativ dhe thonë se është më e mundshme që mostrat të jenë hematiti, një formë e oksidit të hekurit. Gazeta deklaroi: 'Prova nuk është provë dhe nuk ka dëshmi të jetës në Mars. 'Shpjegimet abiogjene për këtë dëshmi nuk mund të përjashtohen.' 


Më të lexuarat