Secondary Adv

Ky robot ben smoothie sipas shijes se deshiruar ne vetem 2 minuta

Share on Google+

Blended është firma e cila ka prezantuar së fundmi një robot autonom me një krah i cili mund të krijojë një shumësi pijesh të ndryshme të përziera në rreth dy minuta. 

 

Klientët e robotit i cili bën smoothie janë në gjendje të porosisin në smartphonin e tyre nëpërmjet aplikacionit të kompanisë, ose në një nga kioskat me tableta aty pranë.  

Duke përdorur aplikacionin ose tabletën përmes së cilës bëhet porosia, klientët e kioskës robotike janë në gjendje të zgjedhin cilat elemente mund të duan më shumë ose më pak. Për konsumatorin, çmimi i robotit të avancuar vjen me një kosto relativisht të ulët, teksa çdo porosi pra çdo pije do të kushtojë 6 dollarë. Një makineri robotike e tillë ka një kosto prodhimi rreth 70,000 dollarë për kompaninë. 

Ndërkohë që teknologjia mund të përmirësohet nga standardet e konsumatorëve, në San Francisko, lehtësia e ushqimit të bërë dhe shërbyer në mënyrë autonome është një trend i certifikuar. Cafe X, një makineri automatike e aftë për të bërë shumë pije dhe lloje të kafes, ka prezantuar tashmë dy makineri të tjera të ndryshme. Po kështu, robotët e ngjashëm janë zhvilluar shumë, të cilët janë në gjendje të bëjnë sallata dhe pica. 

 

Në botën e shpërndarjes së ushqimit, robotët kanë parë një zhvillim dhe përhapje të veçantë. Këtë vit, një flotë prej 25 robotësh me katër rrota u lejuan në kampusin e Universitetit George Mason në Virxhinia ku ata u vendosën për të ofruar ushqim për 40,000 studentë të shkollës. Përveç kësaj, muajin e kaluar FedEx zbuloi një model të hershëm të robotëve të saj të shpërndarjes që planifikon të përdoret për të ofruar pica dhe artikuj të tjerë ushqimorë tek konsumatorët.


Më të lexuarat