Estonia është duke krijuar një robot gjykatës i cili përdor inteligjencën artificiale për të drejtuar çështje të vogla gjyqësore.
Robotët do të jenë të mësuar me dokumente ligjore dhe do t'i analizojnë ato para se të arrijnë në një vendim gjyqësor bazuar në algoritmet e para-programuara dhe trajnimet e tyre.
'Gjyqtari robot' do të proçedonte mbi çështje me më pak se 7,000 euro dhe në të njëjtën kohë do u mundësonte më shumë kohë të lirë gjyqtarëve që të punojnë në raste më të mëdha. Çdo vendim do të ishte ligjërisht i detyrueshëm, por mund të apelohej tek një gjyqtar njeri. Projekti dhe teknologjia ende është në fillimet e saj dhe nuk është shpallur asnjë datë e caktuar për prezantimin e këtij roboti, por projekti më i madh i inteligjencës artificiale do të njoftojë rezultatet e tij në maj.
Detajet dhe protokollet ende janë duke u sfiduar nga zhvilluesit e saj dhe rishikimet do të mund të bëhen pas këshillimeve nga profesionistët ligjorë. Estonia është e vendosur mirë për përqafimin e robotikës pasi deri tani ajo punëson një sistem kombëtar të kartave të identitetit, e-votimit dhe regjistrimit të taksave digjitale. Ministria e ekonomisë së vendit po konsideron gjithashtu dhënien e një statusi ligjorpër inteligjencën artidiciale dhe robotëtgjë e cila do t'i bënte ata 'agjentë robotikë'.
Do të ketë një status të tillë midis një "personaliteti të veçantë juridik", si një korporatë, dhe të qënurit një objekt që është pronë e dikujt tjetër. Legjislacioni mund të ndihmojë në përcaktimin se kush është përgjegjës kur automjetet apo makineritë e kontrolluara nga inteligjenca artificiale janë të përfshirë në një aksident. Ekspertët thonë se nuk janë në dijenitë ndonjë qeverie tjetër që përgatit një ligj robotik përveç Estonisë.