Secondary Adv

Huawei prezanton syzet inteligjente pa kamera

Share on Google+

Në eventin e prezantimit Huawei njoftoi se po bashkëpunon me markën koreane të modës Gentle Monster për të nxjerrë syzet e saj të para inteligjente.   

 

Gentle Monster është një kompani syzesh luksoze që është e njohur në të gjithë Azinë. Njohur për dizajnin e tyre eksperimental, dyqanet e tij duken më shumë si galeritë e artit, të cilat u shfaqën nga CEO i Huawei, Hankook Kim në skenë teksa ai paraqiti syzet inteligjente. 

  

Në pamjet e para të prezantimit të kompanisë vihet re që syzet nuk kanë kamera të dukshme në dizajnin e tyre, gjë e cila i lejon ato të duken më shumë si syze dielli të zakonshme. Është një zgjedhje e zgjuar e partneritetit nga Huawei që vë theks të vërtetë në modë dhe dizajn elegant. 

Përdoruesit mund të prekin skeletin anësor të syzeve për t'iu përgjigjur thirrjeve përmes mikrofonëve dhe folësve të dyfishtë, si dhe gjithashtu syzet inteligjente të Huawei ofrojnë akses edhe në asistentin e zërit. 

 

Syzet janë IP67 të qëndrueshëm ndaj pluhurit dhe ujit dhe mund të karikohen me wirelessit nëpërmjet kasës që mban syzet, e cila ka një bateri prej 2,200mAh ose nëpërmjet USB-C port. Asnjë çmim nuk është bërë ende me dije për syzet Smart të Huawei por ajo që u la të kuptohej në eventin e prezantimit është se ato do të vijnë në disa modele dhe mendohet se shitjet do të fillojnë diku nga muaji qershor apo korrik 2019. 


Më të lexuarat