×
Secondary Adv

McDonald's do perfshije inteligjencen artificiale ne menute e saj

Share on Google+

McDonald's po kërkon të rrisë shitjet përmes përdorimit të inteligjencës artificiale të mbështetur në softuer të aftë për të personalizuar menune për klientët në kohë reale.        

Zinxhiri më i njohur i ushqimit në Amerikë po përdor një softuer i cili përmes inteligjencës artificiale përshtat menutë dixhitale për të shfaqur produkte bazuar në kohë, vendndodhje, preferencë, kërkesë dhe më shumë.   

 

Wall Street Journal raportoi se marrëveshja e McDonald's për të blerë Dynamic Yield u mbyll me 300 milionë dollarë, por asnjëra kompani nuk e ka konfirmuar. Sipas Dynamic Yield, softueri do të vendoset si në menytë e jashtme të McDonald-it, në aplikacionin për telefon të restorantit, ashtu edhe në kioska për porosi digjitale brenda dyqaneve. 

 

Në faqen e internetit të Dynamic Yield, kompania përshkruan një përzierje të shërbimeve që përdorin të dhëna dhe analiza për të matur dhe për t'iu përgjigjur sjelljes dhe preferencës së konsumatorit. McDonald's thotë se ka në plan të fillojë të mbështesë teknologjinë e Dynamic Yield në dyqanet e tij këtë vit. Paçka rritjes së shitjeve të McDonald's në vitin 2018, të cilën kompania ia atribuon shpërndarjes dhe aplikimit të aplikacioneve mobile, në Shtetet e Bashkuara, prurjet kryesore të restorantit u zvogëluan. 

 

Me konkurrencën e shtuar nga rivalët e drejtpërdrejtë si Taco Bell, McDonald's ka humbur pjesën e saj të klientëve. Për të ndihmuar në nxitjen e rritjes së markës së saj, kompania ka nisur një ridizajn të shtrenjtë dhe të kushtueshëm të dyqaneve të saj në të gjithë botën, në shumën prej 1.4 miliard dollarë në vitin 2018, vetëm për dyqanet e saj në SHBA. Kompania pret të shpenzojë edhe 1 miliardë dollarë këtë vit, thotë ABC. 


Më të lexuarat