Njihuni me 10 muzete me te vizituar ne bote per 2018
Luvri është muzeu ose galeria më e vizituar në botë, sipas një renditje të fundit bazuar në numrin e vizitorëve që muzetë më të njohur kanë pasur gjatë 2018.
Muzeu i dytë më i popullarizuar ose me numrin më të lartë të vizitorëve gjatë vitit 2018, është Muzeu Kombëtar i Kinës në Pekin, ndërsa Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut është i treti.
Në vendin e katërt janë Muzetë e Vatikanit. Tate Modern në Mbretërinë e Bashkuar vjen e pesta. Shifrat u zbuluan nga The Art Newspaper, e cila renditi muzetë dhe galeritë e artit sipas numrit të vizitorëve në harkun kohor të një viti pra në 2018.
Raporti thotë se Luvri e ka fituar rritjen e saj të popullaritetit në 2018 falë një videoje muzikore nga Beyonce dhe Jay-Z filmuar në Muzeun e famshëm dhe gjithashtu për shkak të një ekspozite të madhe Delacroix.
Tate Modern në vendin e pestë mirëpriti 5.9 milion njerëz në 2018, me ekspozitën e saj Picasso që veçanërisht ishte më e vizituara dhe e kërkuara. Është hera e parë që galeria e artit në Londër ka kapërcyer Muzeun Britanik, i cili tani është në vendin e gjashtë pasi ka mirëpritur 5.8 milion vizitorë gjatë 2018. Në vendin e shtatë është Galeria Kombëtare, gjithashtu në Londër, e ndjekur nga Galeria Kombëtare e Artit, Uashington e cila ndodhet në vendin e tetë.
Muzeu State Hermitage, Shën Petersburg gjendet në vendin e nëntë. I fundit në top dhjetësheështë Muzeu Victoria & Albert në Londër. V & A raportoi një vit rekord, me katër milionë vizitorë në sajë të ekspozitave në Frida Kahlo, Winnie Pooh dhe shtëpinë e modës Balenciaga.