×
Secondary Adv

Rinspeed Budii, makina qe di gjithcka per ju!

Share on Google+

 

I përshkruar si “miku juaj mbi rrota”, Rinspeed Budii është projektuar për tu përshtatur me zakonet dhe preferencat tuaja nëpërmjet një ndërfaqe për përdoruesin që kontrollohet nëpërmjet celularit. Në këtë mënyrë, sipas krijuesit të saj, ajo bëhet shoku juaj proaktiv dhe i vëmendshëm që di sesi ju pëlqen të ngisni makinën.

 


Kompania zvicerane e njohur për konceptet ekstravagante, Rinspeed, ka prezantuar projektin më të ri të quajtur Budii. Është fjala për një makinë mjaft interesante, në të cilin kanë punuar disa kompani të njohura botërore.
Por makina e së ardhmes, e dizajnuar nga kompania zvicerane “Rinspeed”, me siguri që ka qendruar denjësisht mes modeleve të ndryshëm Mercedes apo Bugati.

 

 

Veçoritë e kësaj makine janë të shumta, por ne do t’i përmendim disa prej tyre. Rinspeed Budii ka mundësi të njohë shprehitë dhe stilin e ngarjes së një shoferi, ofron mundësi ngarje autonome, ndryshim të pozitës së drejtuesit, suspension të përshtatshëm dhe një gjeneratë të re të sistemit informativ.
E përshkruar si mike e rrugës, makina robot, e pagëzuar me emrin Budi, e krijuar në partneritet me gjigantin kompjuterik, “Harman”, dallon nga makinat normale pasi timoni mbahet nga një krah robotik, që i kthen shoferit një pjesë të autonomisë që makinat e tjera të programuara me shofer automatik nuk mund ta bëjnë.

 


Premiera e prezantimit të kësaj makine u bë në Panairin e Gjenevës në 3 mars, ku kompani nga e gjithë bota kanë prezantuar krijesat e tyre më të fundit, ku ajo që binte në sy ishin modelet marramëndëse të makinave super luksose, sidomos teknologjia high-tech.


 “E veçanta e Budit pa dyshim është krahu robotik i instaluar në të. Është simboli i makinës që po ndryshon në makinën robot të së ardhmes, ndoshta brenda pesë apo dhjetë viteve të ardhshme. Ti mund ta ngasësh nga krahu i majtë, ose nga krahu i djathtë, ose mund të ecë vetë në mënyrë autonome”
Menaxheri i marketingut të BMË-së, Kristof Rainfenrat shpjegon gjithashtu se Budii është një model tërësisht elektrik, i bazuar mbi modelin BMË i3 dhe ka një sistem operativ që e bën tërësisht personal përvojën e ngarjes së makinës, pasi merr të dhëna përmes telefonit të shoferit.

 


Ajo që e bën edhe më të vecantë është se makina informohet rreth shijeve tuaja muzikore, adresën e punës dhe madje edhe kë telefoni më shpesh.
 Por edhe pse ideja që makina di për ty shumë më tepër sa sa di ti për makinën mund të jetë e frikshme për disa, shefi ekzekutiv i “Rinspeed”, Frenk Rinderneht, shpreson që Budii të shërbejë si bazë e makinave të së ardhmes.

 


“Është teknologji e re dhe do të mësohemi me të. Por është si internet 20 vjet më parë, që gjithashtu ishte pak i frikshëm. Prandaj më duket më tepër një çështje brezash dhe përshtatje me teknologjinë. Jam i sigurt se nipërit tanë një ditë do të habiten kur t’u themi se ne kishim pilotë, shoferë autobuzi, pasi në të ardhmen gjithçka do ta bëjnë makinat”.


Megjithatë, çelësi për një marrëdhënie të mirë me Budii-n, është komunikimi. Makina është e pajisur me dy sensorë kryesorë, dhe një kamera që regjistron çdo pengesë që mund t’i dalë përpara në rrugë, si dhe informon shoferin për çdo detaj tjetër të rëndësishëm gjatë udhëtimit.


Më të lexuarat