Secondary Adv

Google prezanton sherbimin e blerjeve permes Google Assistant

Share on Google+

Blerësit e Walmart tani mund të bëjnë blerje në internet duke përdorur vetëm zërin e tyre, kjo falë bashkëpunimit me Google për përdorimin e asistentit të tij të zërit. 

 

Gjiganti i shitjes me pakicë është duke bashkëpunuar me Google për të filluar shërbimin e blerjeveushqimore në çdo pajisje që përfshin Google Assistant. Walmart Voice Order është duke iu ofruar konsumatorëve që nga ky muaj, tha kompania. 

 

Do të jetë në dispozicion për përdoruesit me pajisjet e Google Home, si dhe smartphonet e pajisur me Google asistent, telefonat Android dhe iPhone. Tani mund të thuash thjesht "OK Google, flisni me Walmart" në çdo pajisje me ndihmësin Google për të porositur produktet tuaja të preferuara, tha kompania. Pas kësaj, artikujt do të shtohen menjëherë në karrocën e blerjeve online të përdoruesit. 

 

Ajo çfarë është më e mira, klientët mund të jenë më shumë të sigurt se ne mund të identifikojmë me shpejtësi dhe me saktësi sendet që ata kërkojnë me ndihmën e informacionit nga blerjet e tyre paraprake me ne, u shpreh një përfaqësues i Walmart. Për shembull, në vend që të specifikojnë saktësisht se çfarë lloji të qumështit zakonisht blejnë, përdoruesit mund të thonë "shtoni qumështin në karrocë" dhe shërbimi do të dijë se ata preferojnë qumësht nga një markë e caktuar, dhe pastaj e shtojnë atë në karrocën e tyre. 

 

Shërbimi është duke u përgatitur për Google Assistant, por firma tha se pret ta përfshijë në më shumë platforma së shpejti. Nuk është ende e qartë se cilat opsione të transportit do të ofrohen si pjesë e funksionit. Ky veprim vjen pasi Walmart është duke u përpjekur të konkurrojë me të ngjashmit, gjigandin Amazon të tregtisë elektronike. 

Me partneritetin e Google, Walmart po kërkon të tejkalojë Amazon në tregun e porosive me zë. Përveç kësaj, Walmart gradualisht po zgjerohet për sa i përket teknologjisë në muajt e fundit, duke njoftuar një partneritet cloud me Microsoft vitin e kaluar. 


Më të lexuarat