Secondary Adv

Telefoni i palosshem i Lenovo vjen me nje dizajn unik

Share on Google+

Lenovo është duke krijuar një telefon të palosshëm, i cili nisur nga fotot e shfaqura të pajisjes, do të ketë një dizajn krejt ndryshe nga modelet e prezantuara. 

 

Bazuar në një patentë të re të zbuluar, duket se Lenovo preferon një dizajn guaske që shmang hapjen vertikale të ngjashme me fletët e një libri, që kemi parë në modele si Samsung Galaxy Fold. 

 

Në mënyrë të veçantë, ajo që duket se Lenovo po mendon për dizajnin është një dizajn i guaskës ku pjesa e poshtme e telefonit përthyhet kur mbyllet, për të zbuluar një ekran më të vogël sekondar. Për të qenë të sigurt, ky nuk është eksperimentimi i parë i Lenovo me një dizajn të palosshëm. Kompania me bazë në Kinë tregoi një prototip në vitin 2016 të një telefoni të palosshëm që shpaloset në madhësinë e një tableti, e cila gjithashtu kishte një ekran të jashtëm të ngjashëm me dizajnin e Huawei Mate X. 

Pajisja e re e Lenovo e cila mendohet se është ajo për të cilën po punon akzualisht kompania, përmban skaje minimale të ekranit dhe një dizajn të hollë të përgjithshëm, me hapësirë ​​për marrësin brenda pjesës së sipërme të ekranit dhe një kamerë të përparme në kufirin e ekranit. Gjithashtu, siç thamë, ekziston një ekran dytësor që është i dukshëm kur telefoni është palosur, por siç mund të shihni nga këto imazhe, palosja e smartphonit nuk është në mes të tij por ka një dizajn krejt ndryshe nga modelet që janë shfaqur deri tani. 

 

Kjo e bën pjesën e fundit të telefonit më të shkurtër se pjesa e sipërme. Prodhuesit e tjerë që thuhet se janë duke konsideruar prodhimin e një telefoni me një dizajn të ngjashëm me atë të Lenovo, përfshijnë ZTE dhe Oppo.


Më të lexuarat