Sony prezanton televizorin 16K me permasat e nje autobusi
Sony ka krijuar një televizor me super rezolucion 16K i cili ka përmasa mbresëlënëse 19.2m me 5.4m, krahasuar gati me përmasat e një autobusi.
Ekrani është duke u vendosur në një qendër të re kërkimore në pronësi të grupit japonez të kozmetikës Shiseido, në Yokohama, Japoni. Sipas raporteve, ekrani ofron '64 herë' më shumë piksels se sa një televizor high definition 1080p.
Kjo do të thotë se mund të shfaqë më shumë imazhe në shumë më tepër detaje se sa ekranet normale dhe shikuesit mund të qëndrojnë afër pa iu mjegulluar pamja. Gjiganti elektronik bëri njoftimin se televizori do të prezantohej së shpejti në shfaqjen e Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve (NAB) në Las Vegas. BBC raportoi se ekrani pritet të jetë aq i madh sa që do të shtrihet ndërmjet katit të parë dhe të dytë të ndërtesës. Edhe pse madhësia duket mbresëlënëse, nuk është një ekran i vetëm. Përdorimi i teknologjisë kristal LED i lejon ata të përdorin panele të shumëfishta së bashku sikur të jenë një ekran i vetëm.
Ndërsa ne nuk do ti shohim ende këto televizore gjigandë në shtëpitë tona, televizorët 8K tani janë duke u bërë gjithnjë e më shumë në dispozicion. Ne jemi duke lëvizur ngadalë drejt televizorëve 8K në fund të dekadës dhe kush e di se sa kohë do të marrë përtej kësaj, kështu që 16K ka të ngjarë të jetë e kufizuar në botën e korporatave për momentin, u shpreh një analizues i teknologjisë.
Televizorët Full HD janë përdorur në shumicën e familjeve që nga viti 2007. Një set standard ka një rezolucion prej 1920 x 1080 piksel. Me një televizor 8K, rezolucioni i ekranit është 7680 x 4320 piksel, ose 33 milion piksel në total.