Secondary Adv

Galaxy A80, kamera e trefishte me rreshqitje te automatizuar

Share on Google+

Samsung ka prezantuar Galaxy A80, smartphonin me kamera që rrëshqet nga pjesa e pasme, si dhe rrotullohet për të funksionuar si një selfie kamera dhe kamera e pasme.   

 

Kjy veçori e kameras bën të mundur që ky të jetë telefoni i parë i Samsung që shfaq ekranin "New Infinity" të Samsung, të cilin e njoftoi vitin e kaluar. 

 

Mekanizmi i automatizuar i A80 përmban një grup të trefishtë kamerash që përbëhet nga një kamera kryesore f/2.0 48 megapiksel, e rrethuar nga një kamera f/2.2 me maksimum 8 megapiksel dhe një sensor i tretë ToF. Mekanizmi rrëshqitës i kamerës do të thotë se nuk ka asnjë kufizim apo vrimë të dukshme në ekranin Super-AMOLED FHD + (1080 x 2400) me përmasa 6,7-inç të telefonit. Kohët e fundit, telefonat me rrëshqitje kanë bërë një rikthim edhe në pajisjet si Honor Magic 2 dhe Xiaomi Mi Mix 3. 

 

Së bashku me konfigurimin e kamerës, Galaxy A80 gjithashtu përfshin një bateri prej 3,700mAh që mbështet karikimin e shpejtë në 25W. Ai gjithashtu ka 8GB RAM, 128GB hapësirë ​​ruajtje, dhe përfshin një skaner të gjurmëve të gishtave në ekran. Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: ngjyrë ari, të bardhë dhe të zezë. Së bashku me Galaxy A80, Samsung gjithashtu njoftoi një datë për hedhjen në treg të një tjetër smartphoni, 26 prilli për Galaxy A70, të cilin e prezantoi muajin e kaluar. 

A70 ka një ekran 6,7 inç me një raport 20: 9, dhe gjithashtu përfshin një skaner të gjurmëve të gishtave në ekran. Telefoni  ka një rrjet të trefishtë kamerash në pjesën e pasme të tij duke shfaqur një sensor kryesor 32 megapiksel së bashku me një sensor thellësie prej 5 megapiksel dhe një tjetër 8-megapiksel. Galaxy A70 do të jetë në dispozicion në katër ngjyra: koral, blu, të zezë dhe të bardhë. 

 

Galaxy A80 do të nisë shitjet më 29 maj, duke u bashkuar me Galaxy A10, A20, A30 dhe A50, të cilat të gjitha janë prezantuar në muajt e fundit. Çmimi për Galaxy A80 dhe A70 nuk është bërë ende me dije nga kompania.


Më të lexuarat