Secondary Adv

Resortit te famshem Marina Bay do i shtohet nje kulle e katert

Share on Google+

Safdie Architects ka zbuluar planet për të zgjeruar hotelin Marina Bay Sands në Singapor duke shtuar një kullë të katërt.   

 

Kulla e re standarte do të përmbajë më shumë dhoma hoteli dhe do të marrë shembull nga ndërtesat ekzistuese të xhamit, të cilat u përfunduan nga Safdie Architects në Marina Bay në vitin 2011. 

 

Krahas kullës, studio do të hartojë edhe një zonë të re argëtimi me një sallë artesh muzikore prej 15,000 vendesh. Njohur si një ikonë arkitekturore në Singapor, Marina Bay Sands është një vendpushim gjigant luksoz i ndërtuar mbi tokën e rikuperuar, e cila dallohet nga tre kulla prej 57 katësh me fasadë të pjerrët xhami. Secila nga kullat ekzistuese, të cilat janë të lidhura nga një kopsht qiellor të shtrirë, strehojnë dhoma hoteli luksoze.

 

Resorti gjithashtu ka një muze, dy teatro, një kazino, dyqane dhe restorante. Pamja e zgjerimit të publikuar nga Safdie Architects tregon kullën e katërt dhe arenën muzikore me një estetikë të ngjashme, të dyja karakterizuar nga argjendi i zbukuruar dhe fasadat prej xhami. Kulla do të strehojë 1000 suita hotelesh dhe do të kryesohet nga çatia e saj qiellore që përmban pishinën dhe restorantin.

 

Ndërkohë, arena do të dizajnohet me "teknologjinë më të fundit" dhe synon të luajë një "rol kyç në sjelljen e vizitorëve të rinj dhe të përsëritur" në Singapor. Marina Bay Sands është një destinacion ikonik i turizmit që ka tejkaluar të gjitha shpresat tona në rritjen e turizmit të biznesit dhe vizitorëve në Singapor, tha kryetari i korporatës së Las Vegas Sands, Sheldon G Adelson. 

 

Megjithëse data e pritshme e përfundimit është e pazbuluar, Las Vegas Sands ka thënë se puna pritet të fillojë shpejt me projektin. Një tjetër projekt madhor në Singapor nga Safdie Architects, Aeroporti Jewel Changi, i cili përmban ujëvarën më të lartë të brendshëm në botë, do të hapet më pas këtë vit.


Më të lexuarat