100 filma per 3 sekonda, vetem interneti 5G mund ta beje kete!
A e dini se çfarë mund të bëj një shpejtësi internetit prej 1 tbps (terabit)? Shkenctarët kanë zhvilluar teknologjinë, e cila është 65.000 herë më e shpejtë sesa 4G. 100 filma HD të shkarkuar në celular apo kompjuter për vetëm 3 sekondë.
Shkencëtarët në Britani kanë thënë se e kanë arritur këtë: 1tbps përmes një lidhje 5G për herë të parë në histori. Kjo është edhe shpejtësia më e madhe e internetit përmes wiffi deri më tani. Shpejtësia ka arritur deri në një terabit (125 gigabajt) për sekondë – ekuivalente me shkarkimin e rreth 30 filmave në një sekondë të vetme.
Shkencëtarët në Universitetin e Surrey kanë prezantuar teknologjinë e tyre të re 5G. Ata thonë se kjo teknologji është e aftë të arrijë shpejtësinë e një terabit për sekondë. Për shembull ju mund të shkarkoni pothuajse 100 filma në vetëm tre sekonda.
Teknologjia është zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Qendrës së Inovacionit 5G Surrey-së. Ndërsa shpejtësia e krahasueshme fillimisht ka është parë tek kabllot optike, kjo ishte prova e parë e arritur për një kapacitet të tillë. Testet e tyre ishin realizuar në disa laboratorë të cilët kishin distancë prej 100 metrash duke përdorur transmetuesit dhe marrësit e ndërtuar në Surrey.Shpejtësia e arritur është 65,000 herë më e shpejtë se mesatarja e një shpejtësie 4G për shkarkim (që i bie 15Mbps). Dhe kjo gjithashtu e kalon rekordin e arritur herën e fundit në gjeneratën e pestë të internetit (5G).
Shkenctarët planifikojnë që ta zhvendosin teknologjinë e tyre edhe jashtë laboratorëve gjatë vitit 2016, para se ta demonstrojnë atë për publikun në vitin 2018. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se ne nuk do të jemi në gjendje që ta përdorim edhe për dy vite të tjera.
“Një aspekt i rëndësishëm i 5G është se si do ti mbështesë aplikacionet në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë aplikacione do të përdoren gjatë vitit 2020, 2030 apo 2040, por e dimë se do të jetë një internet me një intensitet tepër të lartë”, shprehen hulumtuesit.