Secondary Adv

Deshton misioni i Izraelit per tu ulur ne Hene

Share on Google+

Përpjekja e Izraelit për t'u bërë vendi i parë i cili ul një anije kozmike private në Hënë rezultoi e pasuksesshme pasi misioni dështoi pak para uljes në sipërfaqen e planetit.      

Anija Beresheet filloi të përjetonte probleme pak pasi filloi uljen e saj, pavarësisht nga një fillim premtues në të cilin dërgoi një selfie në vetëm 22 kilometra distancë nga sipërfaqja e Hënës. 

 

Stafi i kontrollit të misionit konfirmoi disa minuta më pas që kishte humbur kontaktet me anijen edhe pas përpjekjeve për ta rikthyer atë."Ne ishim shumë afër hënës", thanë zyrtarët gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, por konfirmuan se kishte 'një dështim në anije.' Inxhinierët vlerësojnë se anija ishte rreth 15 kilometra nga sipërfaqja kur filloi të shpërbëhej, duke mos qenë në gjendje të ngadalësonte pa motorin e tij kryesor. 

 

SpaceIL shpresonte të përfundonte një ulje të Beresheet në hënë dhe ta bënte Izraelin vendin e katërt që ka prekur sipërfaqen e Hënës pas SHBA, Rusisë dhe Kinës. SpaceIL thotë se tani po planifikon të nisë një mision tjetër hënor brenda tre viteve të ardhshme. Sipas SpaceIL, motori kryesor "ndaloi të punonte".

 

"Pasi motori pushoi së punuari shpejtësia ishte shumë e lartë dhe fundi i pashmangshëm ishte se ai ra në sipërfaqen e hënës. Të tjerët në SpaceIL, megjithatë, thonë se çështja nuk ishte motori, por një njësi matëse që 'shkoi keq'. Përpjekja historike filloi pak pas orës 3 të ET (ora 8 BST) dhe në një transmetim live-streamed të mbajtur nga Contact Global Broadcasting Services. 

 

Anija me katër këmbë, e cila është rreth madhësisë së një makine larëse, rrethoi Tokën në orbita gjithnjë e më të mëdha përpara uljes së saj ndërsa priste që të kapej nga graviteti i hënës. Arritja e një uljeje të butë në hënë është një detyrë shumë e vështirë, dhe një që për fat të keq e tillë ishte edhe për Beresheet. 


Më të lexuarat