Secondary Adv

Panasonic ka krijuar nje televizor transparent

Share on Google+

Gjatë javës së dizajnit Milano 2019, Panasonic ka zbuluar 'Vitrine', një televizor me ekran transparent OLED që i ngjan një kabineti ose dollapi prej xhami.    

 

Koncepti është paraqitur në Salone Del Mobile si pjesë e një vendosje nga marka e mobiljeve zvicerane VITRA. Produkti është rrethuar nga një kornizë prej druri e cila mban atë që duket si një panel prej xhami. 

 

Si i tillë, ky televizor përshtatet natyrshëm me çdo hapësirë ndenje ​​bashkëkohore kur nuk është në përdorim. Në momentin që pajisja ndizet, ajo shndërrohet në një ekran të gjallë OLED. Komponentët teknologjik fshihen me mjeshtëri brenda kornizës prej druri e cila gjithashtu shërben si një mbajtëse për pajisjen. Një element ndriçues, i cili rrit shikimin dhe përvojën e ambientit, është gjithashtu i strehuar dhe i padukshëm në brendësi të kornizës. 

 

Prototipi është rezultat i një bashkëpunimi dyvjeçar konceptual nga panasonic dhe VITRA, bazuar në një shkëmbim idesh rreth asaj se si teknologjitë e reja mund të integrojnë në mënyrë të përsosur pajisjet audio-vizuale në hapësirat tona të jetesës. Vitrine, ashtu siç quhet edhe televizori, konvertohet nga një objekt pasiv në një element të gjallë dhe dinamik, shpjegon michael shadovitz i Panasonic i cili punoi me projektin. 

 

Sipërfaqja e madhe e zezë dominuese është transformuar në diçka që mund të nxjerrë në pah atë që qëndron prapa, çfarë shfaqet apo asgjë. Panasonic nuk ka njoftuar ende plane për të tregtuar në mënyrë komerciale prototipin, por pas shfaqjes në Milano, 'Vitrine' do të shfaqet në Tokio në eventin e Panasonic, nga fundi i këtij muaji.


Më të lexuarat