Secondary Adv

LG po punon per nje telefon te palosshem transparent

Share on Google+

LG është duke krijuar një smartphon që paloset i cili ashtu si modelet e tjera kur hapet kthehet në tabletë, por me një veçanti, me një dizajn transparent.   

 

Rivali i Samsung gjithashtu me bazë në Korenë e Jugut, ka fituar një patentë për dizajnin e çuditshëm, edhe pse ende nuk është e qartë pse dikush do të donte një smartphon transparent. 

USPTO, rregullatori i patentave në Amerikë i ka dhënë LG pronësinë e dizajnit. Nga pamjet e para të patentës zbulohen disa skema konceptesh për atë që një pajisje e tillë mund të duket. Sigurisht, smartphonet që palosen nuk janë krejtësisht risi: rivalët Samsung dhe Huawei kanë prezantuar tashmë të dyja pajisjet e tilla. Por nëse LG krijon një dizajn të tillë, do të ishte telefoni i parë transparent i palosshëm. 

 

Arsyeja e vetme e mundshme për krijimin e këtij telefoni transparent do të ishte që të duket tërheqës, gjë që do jetë e pëlqyeshme për shumë njerëz. Sidoqoftë, vlen të përmendet se paraqitja e LG-së për një patentë nuk do të thotë se kompania do të prodhojë këtë pajisje, shpesh kompanitë kërkojnë patenta për dizajnet që ata kurrë nuk planifikojnë të përdorin. Ata thjesht mund të bllokojnë rivalët nga krijimi i pajisjeve të ngjashme. Është gjithashtu e mundur që LG mendon se ideja është e mirë tani, por nuk mund të dëshirojë ta ndërtojë atë më tej në të ardhmen.  

Kompania ka treguar më parë interes në krijimin e smartphonëve që palosen dhe ka teknologjinë e ekranit për ta bërë atë. Por telefonat e palosshëm janë të shtrenjta, me modelet e gjeneratës së parë që kushtojnë rreth 1,800 dhe 2,000 paund në dyqane.


Më të lexuarat