Secondary Adv

Avioni me i madh ne bote kryen me sukses fluturimin e pare

Share on Google+

Avioni më i madh në botë i ndërtuar nga kompania Stratolaunch, i cili ka një hapje krahësh prej 385 këmbë realizoi me sukses fluturimin e tij të parë. 

 

Ishte një fluturim kritik i parë për avionin, i projektuar për të nisur raketa në orbitë nga ajri. Fluturimi përurues zgjati 150 minuta, sipas kompanisë, pas së cilës aeroplani u ul përsëri në mënyrë të sigurtë. 

Stratolaunch me dy kabina është projektuar për të fluturuar në një lartësi prej 35,000 këmbësh, ku mund të hedhë raketa që ndezin motorët e tyre dhe të mundësojë ngjitjen në orbitë rreth planetit. Kompania tashmë ka nënshkruar të paktën një klient, Northrop Grumman, i cili planifikon të përdorë Stratolaunch për të dërguar raketën Pegasus XL në hapësirë. Avioni pati një performancë siç pritej, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 175 miljesh në orë dhe një lartësi maksimale prej 15,000 këmbësh. 

Sipas Stratolaunch, sistemet e aeroplanit "punuan si një orë" dhe se avioni u ul në "shenjë" pas disa kalimeve të ulëta. Fluturimi i avionitmë të madh në botë, i cili për më tepër ka dy kabina, vjen vetëm tre muaj pasi Stratolaunch anuloi përpjekjet për të zhvilluar raketa të vetë firmës. Fillimisht, kompania kishte planifikuar të ndërtonte një sërë raketash, duke përfshirë një avion hapësinor. 

Ndryshimi i planeve thuhet se u shkaktua nga vdekja e bashkë-themeluesit të Microsoft Paul Allen, i cili filloi Stratolaunch në vitin 2011. Stratolaunch nuk dha më shumë detaje për avionin dhe planet e mëtejshme për të por u mjaftua me një demostrim madhështor të një ngritje dhe ulje madhështore të atij që njihet sot si avioni më i madh në botë, për shkak të gjatësisë së krahëve të tij. 

 

Rruga drejt fillimit të sotëm përfshin një numër testesh në rritje gjatë viteve të fundit, duke përfshirë prezantimin fillestar dhe një test motor në vitin 2017, dhe një numër testesh në pistë me shpejtësi të ndryshme.


Më të lexuarat