Secondary Adv

Njihuni me ujevaren brenda aeroportit te Singaporit

Share on Google+

Aeroporti më i mirë në botë sapo ka zbuluar një qendër të madhe argëtimi prej 135.700 m² që lidh të gjitha terminalet, e cila gjithashtu përfshin edhe një ujëvarë.  

 

Jewel në Singapor Changi Airport përmban qindra dyqane, restorante, një pyll dhe ujëvarën më të lartë të brendshëm në botë, ku të gjitha janë të shpërndara në dhjetë kate. 

 

Kompleksi i madh do të hapet zyrtarisht nga 17 prilli. Është hartuar nga arkitekti Moshe Safdie, i cili gjithashtu ka projektuar edhe Marina Bay Sands Hotel. Sipas Hung Jean, CEO i Jewel Changi Airport Development, vizioni që qëndron pas projektit është një vend ku "bota takohet me Singaporin, dhe Singapori takon botën". Në të vërtetë, Jewel ndodhet në afërsi të Kullës ATC në Singapor, e lidhur me tre anë nga Terminalet 1, 2 dhe 3. 

 

I vendosur në një strukturë rrethore, qelqi dhe çeliku të dizajnuara nga arkitekti i njohur Moshe Safdie, Terminali 1 është ngjitur me Aeroportin Jewel Changi dhe është vendosur në një territor të aeroportit që ishte më parë një parking. Struktura e re mahnitëse tani mbulon më shumë se 1.46 milion metra katrore. Ajo ka 10 kate, pesë mbi tokë dhe pesë nën tokë, dhe është ndërtuar me një kosto prej 1.25 miliardë dollarë. 

 

Në nivelin e tokës, uji rrjedh në një gyp akrilik gjigant që krijon një ujëvarë të përmbysur në dy nivele nën tokë. Gjatë natës, ujëvarë bëhet sfond, ose kanavacë, si e para e llojit të saj nëpër botë,  me një dritë të projektuar 360 gradë tinguj të cilat ofrojnë shfaqje për pasagjerët e aeroportit. Ujëvara nuk është thjesht një tipar në ndërtesë, tha Peter Kopik, drejtor i dizajnit. Ajo në fakt, u shpreh ai, është një vazhdim i vetë ndërtesës për të krijuar imazhin e pafundëm të ujit që rrjedh.

 


Më të lexuarat