×
Secondary Adv

Apple zbulon planet per iPhone 7, do te jete kundra ujit

Share on Google+


Vetëm pak pasi Samsung lancoi celularin më të ri Galaxy S6, Apple ka paraqitur një patentë që e lë teknologjinë e rivalit një hap prapa. Modelet e ardhshme të iPhone-it të Apple-it mund të jenë rezistentë ndaj ujit. Një patentë e siguruar së fundmi nga Apple zbulon se gjiganti i Kupertinos po kërkon për metoda të rezistencës ndaj ujit për harduerin e saj.


Apple do të pajisë pjesët e brendshme të pajisjes me lëndë hidrofobike, së bashku me disa fusha të interferencës elektromagnetike, që përdoren zakonisht tek pajisjet elektronike për të shmangur dëmtimin e mjedisit.  E quajtur “Metoda për mbrojtjen e komponentëve elektronike nga lagështia”, patenta përshkruan një mënyrë se si të krijohet një smartphone i cili edhe në brendësi e celularit do të jetë i papërshkrueshëm nga uji.
Komponentët individual do të mbulohen nga një shtresë e hollë, e cila është e projektuar për të ndaluar depërtimin e lëngjeve të dëmshme në celular, edhe nëse ato do të arrinin të depërtonin nga pjesa e jashtme, transmeton DailyMail.


Kjo teknikë është shumë më e avancuar sesa teknikat e tjera të rezistencës ndaj ujit, meqë edhe nuk ndërhyn tek dizajni i telefonit. Duhet të theksojmë se kjo është thjesht një patentë dhe jo një veçori e konfirmuar për iPhone-t e rinj, të cilët me shumë mundësi mund të prezantohen gjatë sezonit të vjeshtës (sipas traditës).

 

Shumë kompani teknologjike po e braktisin veçorinë e rezistencës ndaj ujit tek telefonat. Përmendim këtu Galaxy S6 dhe S6 edge i Samsung-ut, të cilët nuk janë rezistentë ndaj ujit dhe Sony, e cila njihet më shumë për telefonat inteligjentë rezistentë ndaj ujit, si duket do ta braktisë këtë veçori.
Galaxy S5 i Samsung është i vlerësuar në IP67 falë një mbulese hidrofobike për të mbrojtur celularin. Por, sidoqoftë, modelet e fundit S6 dhe S6 Edge e kanë hequr këtë karakteristikë.


Patenta e re e Apple do të përfshijë një veshje individuale të komponentëve brenda celularit. Kjo shtresë do të zbatohet duke përdorur një metodë të quajtur “asistim me plazma dhe depozitim të avullit kimik” (PACVD), e cila përmban shtresa të holla gazi ose avulli që do tëmbulojnë pjesët e ngurta.


Kjo veshje do të aplikohet përmes bordeve, qarqeve duke i mbuluar kështu me një vulë silikoni. Shumë pajisje elektronike janë të ndjeshme ndaj ujit dhe dëmtohen, pasi ndodh që nuk janë të mbyllura plotësisht. Kur uji hyn në brendësi të celularit, disa komponentë dhe instalues elektrik janë shpesh subjekt për t’u dëmtuar dhe kur një sasi fare minimale e ujit depërton në pajisje ndodh që pajisja të dëmtohet.
Me këtë patentë, Apple parashikon që iPhone 7 të jetë i papërshkrueshëm nga uji. Ky smartphonë përmes kësaj metode do të mund të kapte imazhe edhe nën ujë – një teknologji kjo që do ta linte Samsung Galaxy shumë prapa.


Më të lexuarat