Secondary Adv

Huawei P30 Lite, telefoni ekonomik me specifika mbreslenese

Share on Google+

Huawei shumë shpejt do hedhë në treg një smartphon të ngjashëm me një iPhone i cili ka një dizajn mahnitës dhe kamera mbresëlënëse 48 megapiksel.   

 

Në të vërtetë, një kamera 48 megapixel është një ndër më të mëdhatë të gjendura në telefona, që për më tepër është një avantazh për një telefon që kushton vetëm 329 paund. 

 

Smartphoni është quajtur Huawei P30 Lite, dhe është një version i lirë i modelit superior P30 dhe P30 Pro. Por ky model gjithashtu ka specifika të pabesueshme të kameras duke pasur parasysh çmimin e tij të ulët, që është rreth një e treta e kostos së një iPhone XS që kushton 999 paund. Për shembull, janë tre kamera në pjesën e prapme, me një rezolucion të lartë prej 48 megapiksel. Kjo është e pabesueshme në krahasim me kameran prej 12 megapiksel në një iPhone dhe në atë prej 16 megapiksel të Samsung Galaxy S10. 

 

Por imazhet e mëdha mund të mbushin më shumë detaje, dhe kamerat Huawei zakonisht janë shumë mbresëlënëse. Huawei P30 Lite ka edhe një sensor gjigand 32 megapiksel në kamerën e përparme, në mënyrë që selfiet tuaja të jenë fantastike. Gjithashtu ky model ekonomik i Huawei ka një ekran të madh prej 6.2 inç me një rezolucion të mprehtë prej 1080 x 2312 piksel. Specifika të tjera kryesore përfshijnë 128GB hapësirë ​​ruajtëse, një procesor të shpejtë Okta-core Kirin 710 dhe një bateri të me përmasa të mëdha 3,340mAh.

 

Ashtu si iPhone, Huawei ka përfshirë një dizajn të të gjitha ekraneve në pjesën e përparme, me kornizë shumë të vogël. Dhe pjesa e prapme e P30 Lite e Huawei ka një modul kamera vertikale me shumë lente në pjesën e sipërme të paisjes. Huawei P30 Lite del në shitje në 10 maj dhe do të kushtojë 329 paund, si dhe vjen në tre ngjyra të ndryshme, blu, të bardhë dhe të zezë.


Më të lexuarat