Secondary Adv

Chengtian Nanjing, ura me strukture te frymezuar nga malet e Kines

Share on Google+

Në bashkëpunim me studion arkitekturore AND, arkitektët e NAN kanë projektuar urën Chengtian Nanjing e cila ka një strukturë të frymëzuar nga malet e Kinës.  

 

Projekti, i cili është aktualisht në ndërtim e sipër, synon të krijojë një lidhje të rëndësishme mes veriut dhe jugut të Nanjing, duke krijuar gjithashtu një portë dhe një pikë referimi mbresëlënëse. 

 

Struktura do të lidhë hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Shanghai, e cila kalon nëpër anën jugore, me autostradën e qytetit në veri. Për projektimin e urës, NAN është frymëzuar nga skica e katër maleve që rrethojnë qytetin jugor të Nanjingut. Katër harqet trekëndore që formojnë strukturën simbolizojnë këto majat, duke krijuar një imazh të mrekullueshëm kundrejt peizazhit dhe nga larg duke u shfaqur si pjesë e vetë peizazhit, duke lundruar në lum. 

 

Struktura e urës synon të krijojë një shtrirje të horizontit dinamik të qytetit, duke shtuar një kulm të ri në peizazhin urban. Ura është konceptuar të përdoret nga shoferët, çiklistët por gjithashtu edhe këmbësorët. Për të përshtatur këtë dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të saj, struktura është projektuar me një "shtresë të dyfishtë" për të ndarë këmbësorët dhe automjetet. 

 

'Korsia e këmbësorëve' gjithashtu krijon një vend për njerëzit që të kalojnë kohë dhe të shijojnë peizazhin e lumit Qinhuai. Në thelb, ura synon të lidhë jo vetëm dy pjesët e qytetit të ndara nga lumi, por edhe të formojë një strukturë të bukur që bëhet një zgjerim i peizazhit. Struktura e çelikut prej 1.3 km do të sigurojë një vend të sigurt për çiklistët dhe këmbësorët, përveç një parku linear, ku njerëzit mund të shijojnë mjedisin përreth.

 


Më të lexuarat