Secondary Adv

Vullkanet jane shkaku i zhdukjes masive 252 milione vjet me pare

Share on Google+

Merkuri ose zhiva që daton 252 milionë vjet më parë është zbuluar në gurë dhe shton besimin në hipotezën se 'zhdukja masive' është shkaktuar nga vullkanet. 

 

Hulumtuesit gjetën sinjale të forta të zhivës në shkëmbinj që datojnë që nga periudha kur 95 për qind e të gjithë jetës u fshi. Sinjalet u gjetën në 10 vende të ndryshme anembanë globit dhe u arritën përmes studimit të dhëmbëve të krijesave fosile të ngjashme me ngjalat. 

 

Shkaqet e të ashtuquajturit "zhdukja masive" janë debatuar shumë, por ky studim ofron dëshmi bindëse se shpërthimet vullkanike ishin shkaktarët. Njohur si 'Vdekja e Madhe', zhdukja masive që ndodhi 252 milionë vjet më parë, vrau gati 95 për qind të jetës në Tokë. Veprimtaria shënohet në regjistrin gjeologjik si kufiri midis periudhave kohore Permiane dhe Triasike. Përveç kësaj, mendohet se shpërthimet shkaktuan depozita të mëdha të qymyrgurit, duke çliruar avujt e zhivës që udhëtonin lart në atmosferë. 

Në fund të fundit, kjo zhivë u rrëzua përsëri në tokë, duke lënë prapa një shenjë mjedisore në sedimentet detare anembanë globit. Është ky shënjim që studiuesit kanë zbuluar në 10 vende në të gjithë globin. Vendet e studimit u zgjodhën për të përfaqësuar mjedise të ndryshme detare, duke përfshirë mjedise të cekëta dhe të thella, si afër dhe larg nga vendi i shpërthimit. 

 

Katastrofa në mënyrë të dukshme shkatërroi speciet amfibe të gjalla dhe zvarranikët e kohës dhe mendohet të ketë krijuar hapësirën mjedisore që në fund të fundit do të lejonte evoluimin e grupeve të reja, përfshirë dinosaurët. Të dy llojet e specieve, ato të tokës dhe detare u goditën nga katastrofa. 

 

Është argumentuar prej kohësh se zhdukja masive u shkaktua si pasojë e aktivitetit masiv vullkanik në të ashtuquajturat kurthe siberiane. Në tërësi, kurthet e Siberisë mendohet se kanë derdhur deri në 3 milione kilometra kub hiri në atmosferë gjatë aktivitetit vullkanik.


Më të lexuarat