Secondary Adv

Galaxy Fold ka shfaqur probleme serioze me ekranin

Share on Google+

Disa nga telefonat e palosshëm të Samsung, Galaxy Fold me një çmim prej 2,000 dollarë, mësohet se kanë shfaqur probleme vetëm disa ditë pas përdorimit.    

 

Gazetarët që morën telefonat për ti testuar para daljes në treg për publikun, thanë se ekrani i Galaxy Fold filloi të dridhej dhe të kthehej i zi para se të fikej përfundimisht. 

 

Disa gazetarë thonë se ata hoqën një shtresë të hollë mbrojtëse nga ekranet që ata mendonin se duhej të hiqej, por që në fakt duhet të qëndronte në telefon. Një paralajmërim për paketimin e Galaxy Fold udhëzon përdoruesit të mos heqin shtresën mbrojtëse.'Ekrani kryesor përfshin një shtresë të veçantë mbrojtëse,' thuhet. 'Heqja e shtresës mbrojtëse ose përdorimi i ngjitësve në ekranin kryesor, siç janë mbrojtësit e ekranit, mund të shkaktojnë dëme.' 

Një gazetar tha gjithashtu se Galaxy Fold i tij filloi të funksiononte në mënyrë jo normale pas largimit të ngjitëses dhe përfundimisht u bë i papërdorshëm. CNBC gjithashtu raportoi se edhe me shtresën mbrojtëse të paprekur, telefoni nuk funksiononte siç duhet. 

 

'Kur hapet, ana e majtë e ekranit fleksibël, që përbën një ekran të madh prej 7.3 inç, dridhet vazhdimisht,' shpjegoi faqja. Para prezantimit të Fold, Samsung thuhet se ka testuar mekanizmin e palosjes së telefonit më shumë se 200.000 herë, duke pretenduar se ka kaluar pragun për qëndrueshmëri.


Më të lexuarat