Secondary Adv

Adidas krijon atletet 100 per qind te riciklueshme

Share on Google+

Adidas po dyfishon përpjekjet për të zvogëluar mbetjet në biznesin e saj të këpucëve, me krijimin e atleteve të para në botë që janë 100 për qind të riciklueshme.   

 

Sipas vetë kompanisë atletet të cilat kanë një dizajn të ngjashëm me modelet e tjera të Adidas, janë 100% të riciklueshme. Atletet për vrap të quajtura Loop, janë krijimi i fundit nga Futurecraft, qëndra krijuese e nisur nga Adidas në 2015 me një fokus në shfrytëzimin e teknologjisë së fundit për dizajne të reja të këpucëve.

 

Çdo përbërës i Futurecraft Loop është bërë duke përdorur 100% poliuretan termoplastik të riciklueshëm ose ndryshe të ripërdorshëm, zhvilluar nga BASF. Materiali është mbështjellë në fije, të thurura, të formuara dhe të pastra, të shkrira në një shtresë të mesme në objektin e automatizuar të kompanisë Speedfactory. Metoda lejon ngjitësin të hiqet tërësisht nga procesi i prodhimit, i cili redukton mbeturinat dhe e bën më të lehtë riciklimin. 

Një përfaqësues i Adidas, tha se këpucët Loop tregojnë se si kompania dëshiron të "marrë përgjegjësinë për gjithë jetën për produktin tonë; që provon se ne mund të ndërtojmë këpucë me performancë të lartë që ju nuk keni për ti hedhur". Ëndrra jonë u shpreh Adidas është se ju mund të mbani veshur të njëjtat këpucë pa pushim. 

 

Kjo mund të tingëllojë si një ambicie e lartë, por është në përputhje me qëllimin e Adidas për të përdorur vetëm plastika të riciklueshme në procesin e saj të prodhimit deri në vitin 2024. Një uniformë futbolli e përdorur nga Manchester United është prodhuar gjithashtu me materiale të ricikluara. Adidas tha se këtë vit do të prodhojë 11 milionë palë këpucë Parley duke përdorur materiale të ricikluara. 

Këpucët e Futurecraft Loop do të nisin si pjesë e një programi global me 200 testues të përzgjedhur posaçërisht nga e gjithë bota, dhe thuhet se do të jenë gati për blerësit nga e gjithë bota brenda 2021.


Më të lexuarat