Secondary Adv

Ryanair prezanton aplikacionin e matjes se bagazheve

Share on Google+

Ryanair ka prezantuar një mjet të ri për matjen e bagazheve të dorës, që u jep mundësi pasagjerëve të sigurohen nëse janë brenda normave të lejueshme përpara nisjes.  

 

Linja ajrore me bazë në Dublin ka prezantuar funksionin në aplikacionin e saj celular, i cili u lejon pasagjerëve të skanojnë çantat e tyre duke përdorur kamerën e tyre të telefonit. 

 

Duke përdorur skanimin, aplikacioni pastaj u tregon pasagjerëve nëse çanta e tyre e dorës do të përshtatet nën ndenjëse, ose do të duhet të shkojë në pjesën lart brenda kabinës apo në rastin tjetër do të duhet të kalojë në check in. eknologjia funksionon duke e vendosur çantën apo bagazhin tuaj të dorës në një sipërfaqe të sheshtë dhe duke mbajtur kamerën e telefonit drejtuar në pjesën e bagazhit. Duke mbajtur të shtypur butonin 'scan', udhëtarët duhet të lëvizin telefonin e tyre rreth çantës në pjesën e përparme, mbrapa, anët dhe lart. 

 

Aplikacioni përpunon dimensionet e bagazheve duke përdorur softuerin e hartës. Më pas ai tregon nëse do të duhet të paguhet ndonjë tarifë. Më parë këtë vit, easyJet u bë linja ajrore e parë në Britaninë e Madhe që ofron një tipar të matjes së bagazheve në aplikacionin e saj të telefonit. EasyJet tha se nëse përdoret siç duhet, udhëtarët nuk do të ballafaqohen me asnjë pagesë shtesë në pikën e kontrollit të bagazheve. 

 

Në shkurt, Ryanair u gjobit me një shumë prej 3 milion euro mbi politikën e saj të "mashtrimit" të bagazheve të kabinës. Megjithatë, gjoba u pezullua më vonë në vend të një vendimi përfundimtar mbi çështjen.


Më të lexuarat