Ford prezanton karrocen inteligjente te supermarketit
Ford ka krijuar një karrocë supermarketi inteligjente e cila përdor sensorë për të parandaluar goditjet potenciale gjatë lëvizjes.
Ajo merr frymëzim nga teknologjia e ndihmës përpara goditjes, e përdorur në makinat e kompanisë, e cila i ndihmon shoferët të shmangin aksidentet në rrugë.
Ford duke përfshirë një teknologji të tillë, sjell karrocën e supermarketit inovative e cila frenon kur dallon pengesa. Teknologjia e parandalimit të përplasjeve e Ford përdor një kamera të përparme dhe gjithashtu radar për të zbuluar automjetet, këmbësorët dhe çiklistët në rrugë. Më pas në rastin e automjetit, bëhet frenimi automatik në rast se shoferi nuk i përgjigjet paralajmërimeve.
Në një mënyrë të ngjashme, karroca vetë-frenuese përdor një sensor i cili skanon pamjen përpara për njerëz dhe objekte para se të aplikojë automatikisht frenat kur zbulohet një përplasje e mundshme. Edhe pse ende është në fazën e një koncepti, karroca është parashikuar nga kompania të vijë shumë shpejt si një lehtësi për konsumatorët teksa bëjnë blerjet e tyre në supermarkete.
Karroca inteligjente e Ford nuk është e vetmja pajisje që përmban teknologjinë e vetë frenimit, pasi përveç automjeteve të kompanisë edhe shumë pajisje të tjera të patentuara përmbajnë teknologji të ngjashme.