×
Secondary Adv

Zbulohen defektet qe cuan ne deshtimin e Galaxy Fold

Share on Google+

Samsung është goditur nga një tjetër polemikë pasi telefoni i tij i kushtueshëm Galaxy Fold shfaqi probleme me ekranin pas përdorimit minimal.

 

iFixit ka zbuluar se çfarë mund të ketë çuar në mos funksionimin e pajisjes prej 2,000 dollarë. iFixit zbërtheu në pjesë Galaxy Fold dhe zbuloi se disa defekte të dizajnit bënë që telefoni të ishte "jashtëzakonisht i brishtë". 

 

Për të bërë të mundur palosjen, kuadri i hollë që rrethon dhe mbron ekranin lë një boshllëk në pjesën ku takohen të dyja gjysmat. 'Ky hendek 7 mm nuk duket si një problem i madh por lë ekspozuar ekranin, kështu që diçka mund të hyjë aksidentalisht. iFixit tha se 'brishtësia' e ekranit të brendshëm prej 7.3 inç do të thotë se përdoruesit 'me siguri do të zëvendësonin ekranin shumë shpejt pas përdorimit, duke sjellë një riparim të kushtueshëm. 

 

Hendeku i dukshëm midis ekranit dhe varëses nënkupton që pluhuri, papastërtia dhe grimcat e tjera potencialisht të dëmshme mund të futen në ekran. Kur mbyllet, ekrani është i mbrojtur, por shtylla kurrizore është e rrethuar nga boshllëqe masive, shpjegoi iFixit. Këto boshllëqe kanë më pak gjasa të shkaktojnë dëme të menjëhershme të ekranit, por patjetër që do të tërheqin papastërtitë. Përveç kësaj, firma zbuloi se heqja e ekranit mbrojtës nga ekrani i brendshëm shkaktoi mos funksionim të pajisjes. 

'Ekrani mund të funksionojë teknikisht pa shtresë, por është e lidhur ngushtë dhe ekrani është aq i brishtë saqë është e vështirë të hiqet pa aplikuar presion tek ekrani vetë,' tha iFixit. Përfundimet e iFixit përputhen me atë që Samsung ka thënë në përgjigje të pretendimeve të çështjeve të Galaxy Fold."Gjetjet fillestare nga inspektimi i çështjeve të raportuara në ekran treguan se ato mund të shoqëroheshin me ndikim në zonat e ekspozuara në pjesën e sipërme dhe të poshtme të pjesës bashkuese të ekranit", tha firma në një deklaratë. 

 

Ka pasur gjithashtu një shembull ku substancat e gjetura brenda pajisjes kanë ndikuar në performancën e ekranit."Ne do të marrim masa për të forcuar mbrojtjen e ekranit", shtoi Samsung. Kompania zgjodhi të shtyjë hedhjen në treg të Galaxy Fold, të vendosur fillimisht për të premten, deri në njoftimin e mëtejshëm. Samsung tha se pret të njoftojë një datë të lëshimit në javët e ardhshme pasi vlerëson reagimet e marra nga gazetarët dhe kryen testime të brendshme shtesë të pajisjes.


Më të lexuarat