Samsung po punon per nje telefon te mbeshtjelle me ekran
Një zbulim i kohëve të fundit sjell detaje rreth një dizajni të ri të Samsung i cili përfshin një telefon të mbështjellë me ekran por që nuk paloset.
Blogu hollandez LetsGoDigital, i cili shpesh zbulon patentat e lidhura me smartphone të markave të ndryshme, ka sjellë detaje të pajisjes që mendohet se po zhvillohet nga Samsung.
Dizajni është pjesë e një patente që u paraqit për herë të parë në 2016, por iu dha Samsung vetëm pak ditë më parë. Siç do ta shihni në këto imazhe, bëhet fjalë për një pajisje që përmban deri në tre ekrane të përdorshme, duke përfshirë një ekran kryesor në pjesën e përparme të pajisjes, një në anën e pasme dhe një tjetër në pjesën anësore i cili shërben për njoftimet.
Qëllimi i një telefoni me shumë ekrane si ai që shihet në këto imazhe është që të lejojë Samsung të heqë kamerën selfie nga pjesa e përparme e telefonit dhe të rrisë madhësinë e ekranit kryesor. Në këtë mënyrë ekrani do të mbështjellë përreth anën e sipërme, duke shkuar nga para në pjesën e prapme të telefonit. Një modul i vetëm kamera do të ulet në anën e pasme, dhe do të punonte si për fotografitë e zakonshme ashtu edhe për ato selfie.
Patenta gjithashtu liston detaje të tjera në lidhje me telefonat që shfaqin ekrane me shumë plane, të tilla si aftësia për të përdorur dy ekranet njëkohësisht. Gjithashtu ekrani anësor do të shfaqte njoftime nga aplikacionet. Çfarë është interesante është që ju do të jeni në gjendje të aktivizoni një ekran thjesht duke mbajtur dorën tuaj në krye të saj.
Por gjithësesi duhet thënë se në fund të fundit, kompanitë e teknologjisë regjistrojnë patentë të panumërt çdo vit, dhe jo të gjitha risitë përfundojnë duke u shndërruar në produkte komerciale.