Shkencetaret zbulojne origjinen e oqeaneve te Tokes
Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të ujit në pluhurin e një asteroidi, të cilat mbështesin një teori që mund të shpjegojë se si u krijuan oqeanet e Tokës.
Në një studim të ri, hulumtuesit nga Universiteti i Arizonës rishqyrtojnë mostrat e mbledhura nga sonda e parë e Japonisë Hayabusa në vitin 2010. Anija kozmike kapi afërsisht 1,500 grimca kur vizitoi asteroidin Itokawa gjatë misionit të parë për marrjen e mostrave të asteroideve.
Analiza e re zbuloi një sasi të konsiderueshme të përbërjeve të ujit dhe hidrogjenit që janë 'të padallueshëm nga Toka', duke sugjeruar se asteroidet me pasuri të ujit janë shumë më të zakonshme se sa mendohet më parë. Hulumtuesit tani thonë se një ndikim nga një asteroid i ngjashëm në historinë e planetit tonë mund të kishte qenë përgjegjës për shpërndarjen e gjysmës së ujit të Tokës.
Ne zbuluam se mostrat e ekzaminuara janë pasuruar në ujë duke u krahasuar me mesataren për objektet e brendshme të sistemit diellor, u shpreh një prej shkencëtarëve që mori pjesë në studim. Grimcat që analizuam erdhën nga një pjesë e Itokawa të quajtur Muses Sea, thotë ai. Është një zonë në asteroidin nga ku u moren mostrat, që është e lëmuar dhe e mbuluar me pluhur. Mineralet kanë kompozime izotopike me hidrogjen që janë të padallueshme nga Toka, tha Jin.
Në mostrat, ku secila prej tyre është vetëm gjysma e trashësisë së flokëve të njeriut, studiuesit gjetën sasi të habitshme të ujit. Zbulimi sugjeron se këto asteroide, që supozohet të jenë të thata, mund të jenë shtëpia e ujit shumë më tepër se sa mendohej më parë. "Kjo do të thotë se asteroidet e tipit S dhe trupat mëmë të meteorëve të zakonshëm janë një burim kritik i ujit dhe disa elementë të tjerë për planetet tokësore, u shpreh shkencëtari.
Gjithashtu ai shtoi se një gjë të tillë mund ta themi vetëm për shkak të matjeve isotopike në vend në mostrat e marra të pluhurit të asteroideve dhe shkëmbinjve sipërfaqësorë të tyre.