×
Secondary Adv

India nis ne shtator misionin eksplorues ne Hene

Share on Google+

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor zbuloi se India do të përpiqet të vendosë një anije kozmike në sipërfaqen e Hënës brenda vetëm disa muajve.     

 

Anija kozmike, e quajtur Chandrayaan-2, do të niset në korrik, përpara se të ulet në sipërfaqen Hënore vetëm në muajin shtator. ISRO ose ndryshe Organizata e Kërkimit Hapësinor Indian, në një postim të saj në Tweeter u shpreh se ata tashmë janë gati për një nga misionet më emocionuese, Chandrayaan-2. 

 

Koha e nisjes është përcaktuar të jetë midis 9 dhe 16 korrikut dhe mendohet se ulja e anijes kozmike në sipërfaqen e Hënës do të jetë më 6 shtator 2019. Chandrayaan-2 përbëhet nga tre module, një Orbiter, mjet kozmik i cili fluturon në orbitë, një Lander i quajtur Vikram dhe një Rover i quajtur Pragyan. Pas arritjes në Hënë, Landeri do të ndahet nga Orbiter, dhe do të ulet në Polin e Jugut hënor. 

Atje, Roveri do të dalë nga brenda Landerit, në mënyrë që të mund të eksplorojë sipërfaqen hënore. Në një deklaratë Organizata hapësinore Indiane u shpreh se Roveri do të përdoret për kryerjen e eksperimenteve shkencore në sipërfaqen hënore. Kjo do të jetë hera e dytë që India nis një anije kozmike në hënë. Në vitin 2008, ISRO dërgoi një tjetër anije kozmike në hënë, edhe pse si rezultat vetëm orbitoi satelitin tonë hënor, në vend që të ulet në të. 


Më të lexuarat