Siemens krijon makinerine robotike per ngarkimin e pakove
Robotët po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi dhe po gjejnë përherë e më tepër përdorim në qendrat e shpërndarjes së pakove.
Honeywell dhe Siemens kanë prezantuar makineritë e reja që janë të afta për të transportuar në mënyrë autonome pako nga traktori rimorkio në qendrën e përmbushjes me saktësi të habitshme.
Një automjet i i tillë robotik vjen pasi konsumatorët gjithnjë e më shumë presin dërgesë dy-ditore, duke bërë që kompanitë e transportit të përqafojnë automatizimin si një zgjidhje për të përmbushur kërkesat e tyre. Të dy shkarkuesit robotik të Honeywell dhe Siemens ngasin deri në pjesën e prapme të një rimorkioje traktorësh dhe përdorin inteligjencën artificiale për të identifikuar pakot.
Kompanitë thonë se makinat e tyre punojnë po aq shpejt, nëse jo më shpejt se punonjësit e tyre. Honeywell tha se pajisja e tij është e aftë të shkarkojë pako me një normë prej 1.500 kuti në orë. Makineria e tij punon nëpërmjet një aparature që shtrihet në pjesën e prapme të kamionit, duke mbledhur pakot duke përdorur një rrip transportieri. Makina pastaj i nxjerr ato dhe i mbart deri në një qendër shpërndarjeje.
Përveç kësaj, një tjetër aparaturë është vendosur në pjesën e sipërme të makinës me gota thithëse të bashkangjitura, në mënyrë që të jetë në gjendje të tërheqë pakot të cilat janë të grumbulluara lart brenda kamionit. Makineria e Siemens punon pak më ndryshe, duke bashkangjitur një rrip transportieri në fund të një rimorkioje traktorësh, e cila më pas shtyn pakot drejt një makine, e cila i dërgon ato në një strukturë të klasifikimit.
FedEx dhe UPS tani po punojnë gjithashtu për të zhvilluar makineritë e tyre robotike. Honeywell thotë se makina e tij mund të lehtësojë ngarkesën e vështirë për njerëzit të cilët merreshin më parë me këtë detyrë.