Secondary Adv

10 fakte qe nuk i dini per oren e re inteligjente te Apple!

Share on Google+


Apple Watch është i pari produkt i cili vjen si inovacion që pas vdekjes së Steve Jobs, nën drejtimin e Tim Cook. Siç pritej nga të gjithë produkti në fjalë integron një numër sensorës mjaft të sofistikuar të cilët lexojnë dhe përpunojnë të dhëna mbi shëndetin dhe aktivititetin fizik.

 

 

I ndërtuar me një ekran katërkëndësh, Apple Watch sjell dizajnin më inovativ të përdorur në një orë dore sepse siç shprehet Tim Cook, ai është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në lidhje me teknologjinë e orëve të dorës nga e gjithë bota.

 


Për të ndërtuar këtë produkt inxhinierët e Apple kanë shfrytëzuar grafikën e një Mac, teknologjinë e rrethit të klikueshëm në iPod dhe eksperiencën e MultiTouch të iPhone. Të gjitha këto teknologji janë ndërthur me njëra tjetrën për të kuptuar sa më mirë se çfarë mund të bëjë një përdorues me një orë dore.  Ora me e re inteligjente e Apple është më shumë se vetëm një orë; ajo është një mënyrë jetese. Shikoni 10  faktet e mëposhtme rreth orës së Apple, por mos harroni se atë do të tregoj koha!


1. Së pari duhet të dini dhe të jeni vetëdijshëm se modelet e fundit janë të mahnitshme por janë paksa të kushtueshme për portofolin tuaj - ato do të kushtojë disa mijëra dollarë.Versioni më i shtrenjtë do të jetë 17.000 dollarë.


2. Është kategoria e produktit të parë që Apple ka përfunduar që nga lancimi i iPad dhe  produkt i parë i cili vjen si inovacion që pas vdekjes së Steve Jobs, nën drejtimin e Tim Cook. 


3. Por zemra e këtij produkti është kurora metalike dixhitale ose “digital crown” siç e quan Tim Cook, e cila gjendet në të majtë të produktit ose në të djathtën tuaj. Ajo përmban një ndërfaqe me prekje që mund të bëjë dallimin mes një prekje të vështirë dhe një prekje të butë dhe gjithashtu në versionin sportiv ka një “kurorë dixhitale” që e lejon përdoruesin të lëvizë pa bllokuar ekranin. 

 


4. Apple Whatch është nje produkt i larmishëm dhe më i përshtatshmi i krijuar ndonjëherë nga Apple. Ajo do të jetë në dispozicion në 3 modele unike dhe çmimet fillojnë nga 349 dollarë.


5. Ora inteligjente e Apple do të suportoje disa aplikacione të pavarura si për shembull Tesla apps që shërben për t’ju treguar statusin e makinave elektrike, nëse duhet karikuar bateria apo jo?

 


6. Pajisja duhet të lidhet me një iPhone për ta bërë përdorimin e të gjitha funksioneve sa më të lehtë. Kjo e bën përdorimin e të dhënave të telefonit të gjitha në një, sikurse lidhja me GPS për të parë drejtimin, thirrjet zanore hyrëse apo SMS-të.


7. Ne e dimë se dobësitë e tanishme  të orave inteligjente janë jetëgjatësia e baterisë. Megjithatë, Tim Cook , CEO i Apple,  ka pohuar se ora do të jetë në gjendje që të zgjasë një ditë para se ketë nevojë për karikim.


8. Përsa i përket ekranit, dobësia e një ore dore mund të jetë pikërisht xhami mbulues i cili përveç bukurisë siguron edhe funksionalitetin e sigurtë të akrepave. Apple Watch do të mbulohet nga një ekran i ndërtuar me materialin e Safirit, që siç ju kemi informuar shpesh herë është një nga materialet më të fortë pas diamantit.

 


9. Apple Watch mund të komunikojnë midis tyre. Në qoftë se doni të dërgoni të dhëna një mikut tuaj, ju mund ti dërgoni atij shënime, të dhëna mjeksore si rrahjet e zemrës ose presionin e gjakut. Gjithashtu mund të dërgoni edhe shumë të dhëna të tjera nga sensorët e Apple Watch.

 

10. Apple Watch do të jetë në 2 modele të ndryshme në bazë të dimensioneve të ekranit edhe 3 modele punimesh të rripave të cilat më pas mund të personalizohen sipas shijeve. Përveç se mund ta blini në 2 modele të ndryshme, produkti mund të kategorizohet edhe në versionin për femra ose për meshkuj. Në qoftë se akoma kërkoni më shumë detaje mund të prenotoni edhe versionin me material floriri prej 18-karatësh.


Më të lexuarat