SHBA po nderton superkompjuterin me te shpejte ne bote
Superkompjuteri më i shpejtë në botë do të ndërtohet në Amerikë brenda vitit 2021, ishte ky njoftimi i departamentit Amerikan të energjisë.
Makineria e quajtur Frontier, do të ndërtohet nga kompania prodhuese e superkompjuterave Cray si dhe AMD. Kompjuteri pritet të prodhojë më shumë se 1.5 exaflops fuqi të procesuar, dhe gjithashtu thuhet se do të përdoret për një gamë veprimtarish, duke realizuar përllogaritje të avancuara në zona si kërkimet nukleare apo klimatike.
Thyerja e rekordit në performancë e Frontier do ti sigurojë një vendi si Amerika mundësinë për të udhëhequr botën në shkencë, duke përmirësuar mirëqënien e jetesës si dhe ekonominë.Kjo është gjenerata e ardhshme e kapacitetit kompjuterik, në të cilin fuqia e përpunimit matet në exaflops, ose quintillions e llogaritjeve për sekondë. Një kuintil është një me tetëmbëdhjetë zero pas tij: 1,000,000,000,000,000,000.
Për të dhënë një ide të shkallës së këtij lloj kompjuteri, AMD thotë se Frontier do të ketë aq shujmë fuqi përpunuese sa 160 superkompjutera të ardhshëm të kombinuar së bashku. Do të jetë në gjendje të trajtojë një sasi të madhe të të dhënave, me një gjerësi prej 24.000.000 herë më të madhe sesa mesatarja e internetit në shtëpi, e aftë të përpunojë 100.000 filma HD në sekondë. Gjithashtu superkompjuteri do të marrë rreth 7,300 metra katror hapësirë dhe gjithashtu thuhet se përmban 90 milje kabllo.
Frontier nuk është superkompjuteri i vetëm ekzekutues i cili po ndërtohet aktualisht nga SHBA. Më parë këtë vit, Departamenti i Energjisë njoftoi një projekt të ngjashëm: super kompjuterin Aurora, i cili është duke u ndërtuar nga Intel dhe Cray në Argonne National Laboratory. Aurora ka të ngjarë të jetë superkompjuteri i parë i një shkalle të lartë procesimi në SHBA, por Frontier do të ketë fuqi më të madhe të përpunimit.