Kjo doreze shnderron levizjet e dores ne tinguj muzikore
Dorezat që transformojnë gjestet e dorës në muzikë duke përdorur sensorë së shpejti do të jenë në dispozicion të publikut.
Shkencëtarët kanë punuar për dhjetë vjet për të zhvilluar dorashka Mi.Mu që përkthejnë lëvizjet e dorës në kompozime muzikore komplekse.
Projekti është ideja e artistes fituese të çmimit Grammy, Imogen Heap, e cila drejtoi projektin së bashku me një ekip specialistësh të teknologjisë dhe dizajnuesit të tekstilit. Mbajtësit mund të kryejnë rrahje daulle me rrahjen e një grushti ose lëvizje të lehtë të dorës, së bashku me ngjyrimet vokale si dhe zërat e dytë të korit gjithashtu. Vetëm një pjesë e vogël e muzikantëve të përzgjedhur posaçërisht kanë pasur akses në teknologjinë deri më tani.
Dorezat mund të porositen nga faqja zyrtare e internetit që nga 1 korriku, dhe do të kushtojnë 3,300 dollarë për palë. Si kompani nuk bëjmë doreza, bëjmë mënyra për njerëzit që të shprehin veten përmes lëvizjes, u shpreh krijuesi i kësaj teknologjie. Dr Stark tha se teknologjia ishte 'duke thyer barrierat në muzikë' dhe duke i shtyrë njerëzit të eksperimentojnë në mënyra të reja dhe emocionuese.
Dorezat përdorin lëvizjet e gishtave, dorës dhe duarve për të krijuar tinguj dhe efekte. Duke përdorur inteligjencën artificiale dhe komunikimet wireless Wi-Fi për të bashkëvepruar me programin kompjuterik të muzikës, sensorët matin kthesën e gishtërinjve dhe lëvizjen e krahëve ose të duarve. Ju mund të valëzoni krahun tuaj dhe të vendosninëse doni ta bëni atë të ngadalësojë zërin tuaj, si dhe shumë manovra të tjera që zakonisht bëhen me zërin.
Pra, një pjesë e prodhimit artistik në fakt është vetë lëvizja. Ekipi tashmë ka filluar të marrë parasysh zgjerimin e sistemeve Mi.Mu në projekte dhe sektorë të tjerë.