×
Secondary Adv

Ajri ne shtepia 3.5 here me i ndotur se ai jashte

Share on Google+

Ajri në shtëpitë tona mund të jetë tre herë më i ndotur se jashtë, për shkak të tymit të gatimit, qirinjve dhe druve të zjarrit.  

 

Një studim i fundit ka matur nanopartikalet e vogla të ndotjes brenda shtëpive në katër qytete britanike, pastaj i krahasoi ato me rrugët jashtë. 

 

Hapësira e brendshme ishte tre herë e gjysmë më e ndotur se mesatarja e jashtme, teksa një familje me katër anëtarë në Lancaster u ekspozuan niveleve të ndotjes më shumë se 560 herë më të larta se jashtë. Ekspertët thonë se kjo është për shkak se tymi nga trenat dhe trafiku janë të bllokuar brenda shtëpive të izoluara mirë, ku atyre u duhet më shumë për t'u pastruar. 

Kombinimi i burimeve të ndotjes së ajrit të brendshëm dhe të jashtëm është duke i kthyer shtëpitë tona në kuti toksike, me ndotje të bllokuar brenda. Grimcat që thithen shkojnë drejt e në fund të mushkrive tona dhe madje mund të depërtojnë në gjak, u shpreh një studiues. Sidoqoftë, nevojiten më shumë kërkime mbi burimet e ndotjes së ambientit, si gatimi dhe soba, për të përcaktuar nëse këto grimca janë aq të këqija për shëndetin e njeriut sesa ato nga shkarkimet e automjeteve. 

 

Problemi është se ndotja e brendshme kombinohet me tym nga trafiku dhe trenat, të cilat mund të varen për orë të tëra brenda pa shi apo erë për t'i pastruar ato. Ndotja e brendshme në një shtëpi familjare ishte 563 herë më e lartë se ajo e jashtme, të cilat ekspertët besojnë se ishte rezultat i tymrave të naftës nga kalimi i trenave, sobave me djegie druri, si dhe gatimet. 

Ekspertët thonë se njerëzit mund të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj ndotjes së brendshme duke hapur dritaren kur gatuajnë, duke u përpjekur të mos djegin gatimet dhe gjithashtu duke blerë dhe përdorur furra elektrike në vend të atyre me dru.


Më të lexuarat