Secondary Adv

Antarktida ka humbur 100 m trashesi qe prej viteve 90

Share on Google+

Antarktida po humbet akullin me shpejtësi, sipas informacioneve të reja të marra si rezultat i pamjeve satelitore.   

 

Akullnajat tani po rrëshqasin në det për shkak të ngrohjes së Oqeanit Jugor, pasi akulli po shkrin pesë herë më shpejt se në 1990. Shtresa e akullit në Antarktidën e Perëndimit ishte e qëndrueshme disa dekada më parë, por prova të reja tregojnë se deri në një e katërta e saj tashmë po pakësohet. 

 

Në zonat më problematike, më shumë se 100 metra trashësi akulli ka humbur. Hubja plotësisht e shtresës së akullit në Antarktidën Perëndimore do të rezultojë në rritje të nivelit global të detit në rreth pesë metra. Kjo sasi e rritjes së nivelit të detit do të përmbytë qytetet bregdetare anembanë botës. Shkencëtarët mendojnë se nivelet e detit po rriten dhe humbjet aktuale të akullit thuhet ta dyfishojnë çdo dekadë. 

Profesori Andy Shepherd, i cili udhëhoqi studimin, tha: Nga një fillim i qëndrueshëm në vitet 1990, përkeqësimi është përhapur në brendësi në mënyrë progresive gjatë 25 viteve të fundit, kjo është e shpejtë në terma glaciologjike. Shepherd gjithashtu theksoi se disa akullnajat, të tilla si pellgjet akullnajore të Ishullit Pine dhe Thwaites, kanë kaluar pikën e gjysmës së shkrirjes. 

 

Për të përcaktuar më saktë se ku do të rriten nivelet e detit, mund të bëhen përgatitjet për të shpëtuar zonat e prekura. Në pjesën e poshtme të akullnajave mendohet të shkrihet, sepse deti është shumë i nxehtë dhe as dëbora nuk mund të rikthejnë dëmin e bërë. Në disa pjesë të Antarktidës, shtresa e akullit është holluar me sasi të jashtëzakonshme. Studiuesit tashmë besojnë se shkrirja e Antarktidës Perëndimore ka shkaktuar 5mm rritje të nivelit të detit që nga viti 1992. 

 

Para se të kishim matje të dobishme satelitore nga hapësira, shumica e glaciologëve mendonin se shtresat polare të akullit ishin shumë të izoluara nga ndryshimet klimatike dhe nuk ndryshonin fare me shpejtësi, por tashmë për fat të keq jemi dëshmitarë të një faktori të kundërt, u shpreh një prej studiuesve.


Më të lexuarat