Secondary Adv

Njihuni me modelin konceptual te iPhone 12

Share on Google+

Jemi vetëm pak javë nga WWDC 2019 e Apple, por pamjet e mundshme të iPhone 12 që pritet të prezantohet nga kompania po qarkullojnë kudo.  

 

Si zakonisht, Apple do të debutojë në prezantimin e modeleve të ardhshme me të njëjtën linjë iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR në një ngjarje të veçantë këtë shtator, por siç ka ndodhur në disa raste vitet e fundit, shumë nga detajet e supozuara në lidhje me ato pajisjet tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet. 

 

Sipas këtyre rrjedhjeve të informacionit, modeli pasardhës i iPhone 2019 do të duket pothuajse identik me gjeneratën e fundit të modeleve të iPhone. Një kompani dizajni ka zbuluar disa pamje duke përfytyruar se si mund të jetë një  iPhone 12. 

 

Me shumë krijues të njohur të smartphoneve që tashmë po gjejnë mënyra të reja për të eleminuar kufizimet e ekranit, duke përfshirë ekranin Infinity O të Galaxy S10 dhe kamera pop up selfie në OnePlus 7Pro, është vetëm një çështje kohe para se Apple të ndjekë shembullin. Pamjet tregojnë një iPhone me një vrimë në ekran për kamerat e përparme, duke pasqyruar dizajnin e smartfonëve kryesorë 2019 të Samsung. 

 

Kompania idejuese gjithashtu krijoi një model menëntë kamera për iPhone 12, dy në pjesën e përparme të ekranit dhe shtatë në anën e pasme. Ka gjithashtu disa detaje të tjera që nuk janë parë në asnjë model tjetër të iPhone të shpërndara në të gjithë videon, duke përfshirë një model mahnitës Royal Blue që ne do të dëshironim të shihnim të shtuar në versionet e iPhone në vitet që do të vijnë. 

Por gjithësesi ky mbetet thjeshtë një konceptim i asaj çfarë mund të jetë një iPhone pasi të rejat e fundit do ti marrim në eventin e 2019, teksa të gjithë përdoruesit e Apple presin gjëra të mëdha nga kompania në vitin 2020 dhe më tej.


Më të lexuarat