Secondary Adv

Divergent prezanton makinen e pare te printuar ne 3D

Share on Google+

Firma me bazë në Los Angeles e quajtur Divergent ka prezantuar tashmë makinën e parë në botë të krijuar përmes pjesëve të printuara në 3D.  

 

Duke përdorur teknika të përshtatura nga industria e hapësirës ajrore, kompania zhvilloi një Hypercar 720 bhp të bërë nga fibra karboni të klasës së hapësirës ajrore dhe lidhjeve të aluminit. 

 

Divergent bëri që modeli i makinës i quajtur Blade, të shfaqë aftësitë e printimit 3D. Makina e krijuar nga kompania Divergent është një makinë e cila i plotëson të gjitha kushtet për të ecur në rrugë, ka katër rrota, si dhe përmban një shasi 3D të printuar, e cila peshon vetëm 46kg. Një dizajn i frymëzuar nga avionët, i cili përmban elementë të dukshëm të marra prej tyre shfaq një ndenjëse të vendosur në pozicion qendror. 

Divergent 3D është mbështetur nga miliarderi li Hong Kong i cili investoi 65 milionë dollarë në vitin 2017 për zhvillimin e fabrikën së tij për të krijuar pjesë për industrinë e automjeteve që janë projektuar për të ulur ndjeshëm koston dhe ndikimin mjedisor të prodhimit të makinave. Ai publikoi detajet e para mbi prototipin 'Blade' në vitin 2015, kur zbuloi metodën e prodhimit të makinave përmes printimit 3D. 

 

Qendra e teknikave përqendrohet rreth nyjeve të aluminit të printuara në 3D që lidhin pjesë të tubave të fibrave të karbonit për të bërë shasinë e veturës. Prodhimi mund të bëhet në minuta dhe mund të reduktojë ndjeshëm ndotjen, materialet dhe kostot e tjera kapitale. Ne kemi gjetur një mënyrë për të bërë automjete përmes metodës 3D që redukton përdorimin e burimeve dhe ndotjen e gjeneruar nga prodhimi i makinave, u shpreh kompania. 


Më të lexuarat