Secondary Adv

Spotify prezanton pajisjen inteligjente per makine

Share on Google+

Spotify ka prezantuar një pajisje të re të kontrolluar përmes zërit për tu përdorur në makinë, duke shënuar një debutim në industrinë e hardware.  

  

I quajtur 'Car Thing', ajo lidhet me çakmakët e një automjeti dhe i lejon përdoruesit të aktivizojnë përmes zërit këngët e tyre të preferuara, ndërkohë që po ngasin. Pajisja po testohet në mesin e një grupi të vogël të përdoruesve në javët e ardhshme. 

 

Sapo pajisja instalohet, ajo lidhet me telefonin dhe makinën e një përdoruesi duke përdorur një lidhje Bluetooth. Ashtu si çdo pajisje tjetër e aktivizuar me zë, përdoruesit thonë një fjalë zgjimi për të bërë një komandë e cila sigurisht lidhet me një kengë të preferuar apo playlist. Duke thënë 'Hey Spotify' i lejon përdoruesve të kërkojnë që ajo të luajë një këngë, album, listë dëgjimi ose artist. 

 

Do të lidhet gjithashtu me llogarinë e përdoruesit të Spotify, në mënyrë që të mund të luhen playlistat e preferuara të tyre. Car Thing përmban një ekran të vogël në anën e majtë të pajisjes, e cila tregon se çfarë këngë po luan aktualisht. Një grup butonash janë gjithashtu të përfshira në pajisje, ku përdoruesit mund të hyjnë në listat e para të gatshme, të ngjashme me butonat paraprakisht për stacionin e radios në makinën tuaj. 

Spotify pohon se fakti që po teston Car Thing nuk do të thotë se është duke bërë një lëvizje të madhe në hardware. Më parë këtë vit, raportet spekuluan se kompania mund të punonte në një lloj pajisjeje në makinë të aktivizuar me zë. Ndërsa e dimë se ka pasur spekulime për planet tona të ardhshme, Car Thing u zhvillua për të na ndihmuar të mësojmë më shumë se si njerëzit dëgjojnë muzikë dhe podkaste, tha Spotify. 

 

Fokusi ynë mbetet të bëhemi platformë audio me numër një në botë, jo në krijimin e pajisjeve. Testet po zhvillohen vetëm në SHBA për tani, por Spotify tha se mund të zgjerohet në përdoruesit shtesë ose në hapësira të reja. Testi është gjithashtu i kufizuar për përdoruesit premium të Spotify. 

 

Ne nuk kemi plane të tanishme për ta bërë këtë pajisje specifike në dispozicion të konsumatorëve, por mësimet nga testimi ynë do të diktojnë se si ne zhvillojmë përvojat kudo që dëgjoni, shtoi firma.


Më të lexuarat