Secondary Adv

Roboti shofer qe parkon makinen per ju

Share on Google+

Një firmë robotike e quajtur Hikvision ka zhvilluar një makineri robotike e cila në mënyrë autonome arrin të parkojë makinat si dhe ti kthejë përsëri ato tek drejtuesit. 

 

Nga makina vetëlëvizëse që mund të kontrollohen përmes smartwatches në robotë që mund të tërheqin, teknologjitë e reja janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive për të parandaluar parkimin tonë të tmerrshëm.

 

Roboti i parkimit i zhvilluar nga firma robotike Hikvision është i ndryshëm nga të tjerët, përderisa vepron si një platformë e automatizuar që parkon makinën tuaj për ju, dhe gjithashtu e nxjerr përsëri nga vendi i parkimit në momentin që drejtuesit i nevojitet automjeti. Kjo jo vetëm që thjeshton hapësirën në parkingje, por gjithashtu redukton stresin, dëmet e mundshme, dhe gjithashtu ofron më shumë kohë për njerëzit që për shembull të bëjnë pazare. 

 

Kur hyjnë në parking, përdoruesit engasin makinën deri tek platforma metalike e cila rezulton të jetë një robot i cili lëviz në mënyrë autonome dhe, kur automjeti ndodhet në pozicionin e duhur, dalin nga automjeti. 'Roboti i parkimit' i Hikvision një formë e ngjashme me paleta ngjyrë portokalli, vepron nën platformën ndërsa lëviz dhe rrotullon makinën nëpërmjet sensorëve drejt një vendi të zbrazët parkimi. 

Më pas në momentin që drejtuesit të automjetit i duhet makina përsëri, ai mund të porosisë kthimin e makinës së tij, proces i cili realizohet nga roboti i cili nxjerr përsëri makinën nga vendi i parkimit.


Më të lexuarat