Secondary Adv

Doggo, roboti qe ngjason me nje qen

Share on Google+

Shkencëtarët kanë projektuar një robot me katër këmbë të quajtur Doggo, i cili mund të ecë, të hidhet dhe të kërcejë njëjtë me një qen të vërtetë.   

 

Roboti me katër këmbë gjithashtu mund të kryejë truket akrobatike, duke përfshirë edhe hedhjet me shpinë. Hulumtuesit nga Stanford University projektuan robotin me synimin për të prodhohen shumë të tillë, me pothuajse të gjithë komponentët e blera në internet dhe me kosto më të vogël se 3.000 dollarë. 

 

Testet e para janë kryer tashmë nga krijuesit e robotit që ngjason me një qen, dhe rezultatet janë të habitshme. Jo vetëm nga pamja por edhe në veprimet dhe ndërveprimin me njerëzit, roboti duket i njëjtë me një qen. Roboti Doggo mbështetet në motore të ndryshme, të cilat ndjejnë forcat e jashtme dhe përcaktojnë sa shumë forcë dhe çifte rrotulluese duhet të aplikojë secila këmbë. 

Ky sistem i lejon robotit të kryejë një gamë të manovrave, duke përfshirë edhe hedhjen e 3.5 këmbëve në ajër, madje edhe duke kryer një hedhje me shpinë, diçka mjaft e vështirë për tu realizuar nga një robot. Dizajnuesit e Doggo tani kanë bërë planet, kodin dhe listën e furnizimit në dispozicion në internet, kështu që kushdo mund të ketë një robot të tillë pse jo në vend të një qeni, shprehen krijuesit e tij. 

 

Patrick Slade, i cili gjithashtu ka punuar në projekt, shtoi: Po shpresojmë që të sigurojmë një sistem bazë që dikush mund të ndërtojë. Kështu nëse marim një shembull, nëse dikush do ta përdorë atë për kërkime dhe shpëtime, ju të mund ta pajisni me sensorë që do ta lejojnë atë të ngjitet në shkëmbinj ose të gërmojë nëpër shpella. 


Më të lexuarat