Secondary Adv

Ja cfare ndodh pas bllokimit te Huawei nga Google

Share on Google+

Vendimi i Google për bllokimin e Huawei mund të jetë fundi për kompaninë dhe t'i ekspozojë klientët e saj në një mori çështjesh të sigurisë kibernetike. 

 

Eoin Keary, CEO i firmës kibernetike të sigurisë Edgescan, tha se kjo goditje mund të sjellë "fillimin e fundit" për Huawei. Pamundësia për përdoruesit për të përditësuar aplikacionet e tyre është një çështje serioze pasi ato shpejt do të bëhen të vjetëruara dhe të cënueshme, zbuloi ai. 

 

Pajisjet Huawei kryesisht do të vazhdojnë të funksionojnë si më parë në afat të shkurtër, por së shpejti do të mbeten pas. Google tha se pajisjet ekzistuese do të kenë qasje në Play Store, por nuk ka një afat kohor se sa do të zgjasë kjo. Për përdoruesit e shërbimeve tona, Google Play dhe mbrojtjet e sigurisë nga Google Play Protect do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei, u shpreh një zëdhënës i Google. 

 

Kjo do të thotë se, të paktën për tani, aplikacionet dhe shkarkimet, si dhe mbrojtja me anë të Google Play Protect, do të mbeten. Të gjitha përditësimet kryesore dhe të vogla nga Play Store do të anashkalojnë telefonat dhe pajisjet e tjera Huawei. Huawei mund të jetë një pajisje shumë e pasigurtë pasi përditësimet nuk janë të disponueshme dhe miliona e miliona përdorues do të jenë gjithnjë e më pak të sigurtë, tha Google. 

 

Google ende duhet të lëshojë një deklaratë mbi atë se cilat do të jenë implikimet për përdoruesit e rinj, por është e mundur që qasja e tyre në Play Store të revokohet. Shqetësimet e sigurisë përkeqësohen me kalimin e kohës dhe versionet e aplikacioneve në platformë bëhen gjithnjë e më të vjetëruara. 

 

Kjo potencialisht ekspozon çdo gjë që është në një pajisje për hakerët dhe përdoruesit nuk mund të bëjnë asgjë për ta parandaluar një gjë të tillë.


Më të lexuarat