Secondary Adv

Bosch zhvillon pajisjen per kontrollin e taksive fluturuese

Share on Google+

Ndërkohë që kompanitë nga Boeing dhe Uber në Lilium punojnë për të zhvilluar taksi fluturuese, Bosch po zhvillon sensorë për kontrollin e tyre.   

Kompania thotë se teknologjia konvencionale e hapësirës ajrore është shumë e shtrenjtë dhe gjithashtu mjaft e rëndë për t'u përdorur në automjetet autonome të fluturimit.   

 

Bosch nisur nga kërkesa e lartë për automjete fluturuese si dhe projektet e kompanive të mëdha ajrore, prezantoi një kuti sensorësh "plug-and-play" që përshtat sensorë të industrisë vetëlëvizëse për përdorim gjatë fluturimit. Bosch e sheh kutinë e vet si njësi të kontrollit universal dhe gjithashtu mjaft të nevojshme për teknologjinë gjithnjë në zhvillim të mjeteve fluturuese. 

Pajisja përfshin dhjetra sensorë të sistemeve mikroelektromekanike (MEMS), dhe kompania thotë se do të përshtatet në çdo mjet fluturues. Ndërkohë që sensorët e përshpejtimit do të matin lëvizjen e avionit, sensorë të nivelit të uljes mund të matin këndvështrimin e saj të nisjes. Sensorët e fushës magnetike do të masin drejtimin e busullës dhe sensorët e presionit do të përdorin presionin barometrik për të llogaritur lartësinë dhe shpejtësinë e automjetit. 

Sipas Bosch, kutia është një pjesë e vogël e kostos në krahasim me sensorët aktualë të hapësirës ajrore, edhe pse kompania nuk ka zbuluar ende një çmim për pajisjen. Ndërkohë që nuk ka zbuluar ndonjë partner të taksive fluturuese, në një deklaratë për shtyp, Bosch tha, ne synojmë të bëjmë aviacionin civil me taksitë fluturuese të përballueshëm për një gamë të gjerë të ofruesve. 

Disa vjet më parë, Bosch u bashkua me Daimler për të krijuar taksi vetë drejtuese në San Jose, dhe teknologjia e kompanisë ka ndihmuar makinat autonome të parashikojnë kushtet e rrugës. Edhe nëse kompanitë kanë adoptuar apo jo kutinë Bosch, ka të ngjarë që teknologjia e automjeteve vetëlëvizëse do të kalojë tek taksitë fluturuese.


Më të lexuarat